• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Vazhdon kërkimi i minatorëve kinezë, ambasadorja Jiang Yu takon zv./kryeministrin Peleshi

Vazhdon kërkimi i minatorëve kinezë, ambasadorja Jiang Yu takon zv./kryeministrin Peleshi

Ambasadorja e Kinës në Tiranë Jiang Yu takoi zv./kryeministrin shqiptar Niko Peleshi mbi bashkëpunimin dhe koordinimin dypalësh të operacionit të shpëtimit të tre minatorëve të bllokuar në galeritë nëntokësore të minierës së Bulqizës. Ambasadorja Jiang i falënderoi autoritetet shqiptare për reagimin e shpejtë dhe efikas për zhvillimin e operacionit dhe kërkoi shpejtimin e procesit të shpëtimit me garantimin e sigurisë për stafin e operacionit, njoftoi Radio e Jashtme e Kines. Zv./kryeministri Peleshi u shpreh se Shqipëria i kushton vëmendje të lartë jetës së minatorëve kinezë të bllokuar dhe se përveç dërgimit të grupit të ndihmës në çastin e parë, pala shqiptare do të vazhdojë të koordinojë shpëtimin.

Deri tani, po vazhdon puna intensive e kërkimit, por shpërthimi ka dëmtuar rëndë ventilatorët, ashensorët dhe pajisjet e tjera të hyrjes në galeri, gjë që ka krijuar vështirësi të mëdha për zhvillimin e shpëtimit në galeri ku kushtet gjeologjike janë të ndërlikuara dhe dendësia e hidrogjenit është e lartë.

Qeveria shqiptare ka dërguar dy ekipe shpëtimi. Dy grupe zyrtare pune që kryesohen përkatësisht nga zv./ministri i Industrisë dhe i Energjisë Gëzim Musebeliu dhe përfaqësuesit e ambasadës kineze po ndjekin ecurinë e punës së shpëtimit në vendngjarje. Ndërkohë, dy ndërmarrjet që veprojnë në minierën e Bulqizës po bashkëpunojnë, duke marrë të gjitha masat për të shpëtuar tre minatorët e bllokuar.

Gjatë takimit, ambasadorja shkëmbeu gjithashtu mendime me zv./kryeministrin Peleshi për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe problemet në interes të përbashkët.

Ambasadorja Jiang theksoi se zhvillimi i gjithanshëm i marrëdhënieve kino-shqiptare ka shfaqur prirje të mirë, gjë që duhet të çmohet nga të dyja palët me konsolidimin e pandërprerë të besimit politik dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit.

“Kina dhe Shqipëria duhet të nxisin aktivisht zbatimin e marrëveshjeve të arritura nga liderët e të dy vendeve dhe dokumentet e nënshkruar ndërqeveritarë, duke shfrytëzuar platformat “Një Brez, Një Rrugë”, “16+1″ etj., për të nxitur bashkëpunimin e ndërsjellë në fusha të ndryshme”.

Ambasadorja Jiang theksoi njëkohësisht se meqë Kina dhe Shqipëria kanë bërë progres të dukshëm në bashkëpunimin e projekteve të mëdha, pala kineze shpreson se Tirana do të garantojë interesat e ligjshme të ndërmarrjeve kineze, duke përmirësuar më tej mjedisin e investimeve për të tërhequr më shumë investime dhe duke u sjellë të dy popujve më shumë shanse nga rezultatet e bashkëpunimit.

Ndërsa, z. Peleshi nga ana e tij u shpreh se Shqipëria i kushton vëmendje të lartë zhvillimit të marrëdhënieve me Kinën dhe çmon situatën tanishme të mirë të bashkëpunimit.

“Pala shqiptare dëshiron të bëjë përpjekje bashkë me palën kineze për të rritur vazhdimisht shkallën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh.”

Sipas tij, Shqipëria dëshiron të forcojë bashkëpunimin me Kinën në fushën infrastrukturore rrugore, energjetike, bujqësore etj., dhe do të krijojë një mjedis të mirë për të lehtësuar investimet kineze./CRIshqip

2 thoughts on “Vazhdon kërkimi i minatorëve kinezë, ambasadorja Jiang Yu takon zv./kryeministrin Peleshi”

  1. Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!

  2. Janicet says:

    Fantastic perspective! I found myself nodding along. For additional info, click here: LEARN MORE. What’s everyone’s take?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?