• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Shpërthimi në minierën e Bulqizës, Berisha: Heshtje kriminale për situatën, mediat palë me qeverinë!

Shpërthimi në minierën e Bulqizës, Berisha: Heshtje kriminale për situatën, mediat palë me qeverinë!

Tre ditë pas  shpërthimit të gazit në minierën e Bulqizës, ish-kryeministri Berisha akuzon qeverinë dhe mediat se po mbajnë një qëndrim ç’njerëzor ndaj kësaj tragjedie, ku tre minatorë mbetën të plagosur dhe tre të tjerë akoma janë të bllokuar në nivelin 21 të minierës, por shpresat se ata mund të marrin ende frymë janë shumë të pakta.

Sipas Berishës, qeveria dhe mediat nuk po bëjnë punën e tyre për të kryer njoftimet e përditshme lidhur me situatën dhe masat që po merren, por në vend të kësaj zbatojnë “Kodin e territ dhe heshtjes”.

SHKRIMI I BERISHËS:

“Qendrim dhe çensure raciste, çnjerezore dhe e turpshme!

Te dashur miq, tre punonjes me origjine kineze prej tre ditesh i kane mbuluar toka dhe shkembinjte ne minieren e Bulqizes.

Aksidentet jane fatkeqesi qe ndodhin ne miniera. Por kjo heshtje kriminale zyrtare dhe mediatike ndaj varrosjes per se gjalli te tre punonjesve ne nje miniere ne Shqiperi nuk ka ndodhur kurre.

Qeveria, ne vend te njoftimit te perditshem per gjendjen dhe masat, zbaton kodin e territ dhe heshtjes ndersa mediat, ne vend te raportimit direkt nga varreza e te gjalleve per cdo zhvillim, cdo perpjekje per shpetimin e tyre, zbatojne kodin e diktuar nga qeveria.

Denoj me ashpersine me te madhe kete qendrim racist, çnjerezor dhe te turpshem te zyrtareve por dhe mediave te vendit ndaj jetes se, ka te ngjare te humbur, te tre qytetareve te huaj qe punojne ne dheun tone!”

2 thoughts on “Shpërthimi në minierën e Bulqizës, Berisha: Heshtje kriminale për situatën, mediat palë me qeverinë!”

  1. Teresat says:

    Your humor added a lot to this topic! For more information, click here: FIND OUT MORE. What do you think?

  2. Registrácia says:

    Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?