• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Në vijim të punës së CLR për promovimin e vajzave dhe grav enë Shqipëri vjen dhe kjo hartë interaktive e cila do të ketë pins në vendndodhjen e biznesit të drejtuar nga gra/vajza të shoqëruara me një përshkrim të shkurtër të biznesit dhe informacionin e kontaktit të tij (faqe interneti, numër telefoni, e-mail etj) në mënyrë që njerëzit të mund t’i kontaktojnë ato. Kjo hartë do të shërbejë për të publikuar dhe promovuar punën e grave dhe gjithashtu do të ndihmojë në ndryshimin e mentalitetit që i mban gratë në role tradicionale që pengojnë mundësitë e tyre për të pasur sukses.

Ky aktivitet nxiti edhe një bashkëpunim të ri me Dhomën Ekonomike të Grave në Shqipëri. Në fakt, bizneset e para të drejtuara nga gratë që janë pjesë e hartës interaktive do të jenë anëtarët e Dhomës Ekonomike të Grave në Shqipëri. Në të ardhmen kjo hartë do të zgjerohet edhe në biznese të tjera që drejtohen nga gratë dhe do të integrohet gjithashtu në faqen e internetit të Dhomës Ekonomike të Gruas.

Ndërtimi i kësaj harte u realizua si pjesë e nje projekti te mbështetur nga Professional Fellows Program i Departamentit të Shtetit i SHBA-së, Byroja e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore,  menaxhuar nga Great Lakes Consortium. 

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?