• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Akademia e Punes

Akademia e Punës-AP, si  entitet i Qendrës për të Drejtat në Punë,  CLR,  ofron formim nëpërmjet trajnimit dhe vetëdije për të drejtat e punës.

AP synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe zhvillimin e  njohurive të anëtarëve të sindikatave, dhe me gjerë,  mbi të drejtat e punës, duke nxitur ndryshime thelbësore në vizionin e sindikatave ekzistuese dhe duke frymëzuar zhvillimin e gjeneratës së re të sindikatave dhe lidership-it sindikal.

Qëllimi ynë është të ndikojmë dhe të zhvillojmë mentalitetin e punëtorëve në Shqipëri lidhur me te drejtat ne pune, duke zhvilluar  njohuritë dhe të kuptuarit e tyre mbi to, duke i trajnuar ata që t’i ushtrojnë këto të drejta në vendet e tyre të punës për qëllime individuale dhe kolektive, duke kontribuar kështu në krijimin e drejtuesve të ardhshëm të sindikatave

AP ofron trajnim bazë dhe të avancuar, ( dy module trajnimi: bazë dhe të avancuar), me tematikat përkatëse sipas matricës më poshtë .

Moduli 1- Kursi Baze , eshte konceptuar si trajnim lidhur me nje set tematikash bazike, por shume te rendesishme,  sic jane aspektet ligjore , te drejta e punes, parimet themelore per nje pune te denje. Gjithashtu pjese e ketij moduli jane edhe tematikat lidhur me kontraten e punes dhe ate kolektive,dhe rolin e aktoreve ne tregun e punes- me fokus kryesor tek organizatat e punes dhe roli i tyre. Nga pikpamja ligjore brenda ketij moduli do trajtohen edhe ceshtje qe lidhen me sigurine dhe mbrojtjen ne pune. Gjithashtu edhe ceshtje lidhur me Menaxhimin Organizativ dhe financiar te sindikatave .

Moduli 2 – Kursi i avancuar– fokusohet ne menyre me te thelluar ne ceshtje me shume interes lidhur me organizimin sindikal, konceptet europiane  te sindikalizmit, roli i drejtuesit te organizates sindikale ne vendin e punes . Gjithashtu ne menyre te thelluar do trajtohen edhe ceshtje qe kane te bejne me rritjen e numrit te anetaresise, fushatat  sensibilizuese  , rolin e drejtuesit te sindikates, tiparet e lidershipit; tematikat lidhur me Negocimin , Advokimin dhe Lobimin, si edhe trajnimi lidhur me  zgjidhjen e konflikteve dhe mosmarreveshjeve lidhur me punen. Gjithashtu edhe ceshtje lidhur me Menaxhimin Organizativ dhe financiar te sindikatave . si edhe komunikimi me publikun dhe median, ne kuader te transparences dhe sensibilizimit per ceshtje me interes shoqeror.

Sejcili prej moduleve mund te ofrohet i shkeputur sipas nevojave dhe kerkesave , ashtu si edhe cdo tematike me vete mund te zhvillohet edhe si taylor made course.

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?