• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

CLR ka ndihmuar punonjësit e naftës dhe gazit që të organizohen në një sindikatë të re kombëtare,”Sindikata e Naftës dhe Gazit e Shqipërisë”, e cila është një nga anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Punës (organi më i lartë të dialogut shoqëror në Shqipëri) falë lobimit të CLR.

CLR ka asistuar punonjësit e sektorit të qendrave të thirrjeve(Call Center) për t’u organizuar në një sindikatë të re “Sindikata Kombëtare e Operatorëve Telefonik SKOT”, e cila tani po përhapet në të gjithë sektorin call center dhe komunikacion.

CLR ka ndihmuar me sukses punonjësit e sektorit shëndetësor që të organizohen në një sindikatë të re “Sindikata e Punonjësve të Sektorit të Shëndetësisë”. Gjatë kohërave pandemike, në korrik të vitit 2020, me mbështetjen dhe mentorimin e CLR, sindikata protestoi për përmirësimin e kushteve të punës dhe pagave. Për shkak të bërjes mediatike të protestës, përfaqësuesit e Kryeministrisë dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u takuan me përfaqësuesit e sindikatës. MSHMS më vonë filloi procesin e negociatave me sindikatën për sa i përket pagave dhe kushteve të shëndetit dhe sigurisë. Ministria tashmë ka krijuar grupet e përbashkëta të punës, në të cilat mungojnë përfaqësuesit e sindikatës aktuale që ka nënshkruar marrëveshjen kolektive kombëtare.

CLR ka krijuar dhe drejtuar me sukses “Akademinë e Punës” programin e vetëm të trajnimit aktiv në vend kushtuar edukimit të vazhdueshëm të sindikalistëve të rinj dhe aktivistëve të punës. Nëpërmjet Akademisë së Punës nga CLR trajnohen cdo vit me një kurrikul 1 vjecare rreth 20 sindikalistë dhe aktivistë të të drejtave në punë. Aktualisht rreth janë trajnuar rreth 40 aktivistë ndërkohë që 20 janë në proces.

CLR është anëtare e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian dhe jep ndihmesën e saj në KKIE për kapitujt 14,15,16,19.

CLR është anëtare e Grupit Ndër-institucional të Punës mbi zbatimin e platformës së partneritetit për integrimin europian për kapitullin 19 “Politikat sociale dhe punësimi” të ngritur pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

CLR është anëtare e Grupit Ndëri-nstitucional të Punës mbi zbatimin e platformës së partneritetit për integrimin europian për kapitullin 2 “Levizja e lire e punetoreve” të ngritur pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomise.

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?