• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Studimi i Bankës Botërore: Një e treta e shqiptarëve punojnë në të zezë

Studimi i Bankës Botërore: Një e treta e shqiptarëve punojnë në të zezë

Mbi një e treta e shqiptarëve punojnë në të zezë, ndërsa vendi ka një numër shqetësues të të rinjve që nuk janë as në punë, as në shkollë. Është ky përfundimi i një studimi të Bankës Botërore mbi performancën e tregut e punës në Ballkanin Perëndimor, që tregon se po vijon të përmirësohet, megjithëse me ritme më të ngadalta.

Shqipëria, së bashku me Malin e Zi, kanë raportuar rritjen më të madhe të vendeve të punës në rajon gjatë tremujorit të dytë të 2018-ës. Në Shqipëri, 70% e vendeve të reja të punës i takuan grave, ndërsa papunësia arriti një minimum historik në rreth 12.4%.

Megjithatë, raporti vëren se punësimi informal është një nga sfidat më të mëdha të tregjeve të punës në rajon, veçanërisht në Shqipëri. Fushata anti-informalitet mundi ta ulë raportin e të punësuarve të padeklaruar në 36% nga rreth 50% në vitin 2014. Kjo shifër mbetet gjithsesi shumë më e lartë se në Serbi dhe Maqedoni, ku llogaritet në rreth 20%.

Sa i takon të rinjve, situata është problematike në të gjithë Ballkanin, me një normë papunësie prej 34.6%. Në Shqipëri kjo shifër është më e ulët, vetëm 27.3%, por nga ana tjetër të rinjtë nga Shqipëria dhe Kosova regjistrojnë raportin më të lartë të personave as në punë, e as në shkollë apo trajnim. Raporti e konsideron këtë nivel shqetësues, për shkak se i vendos këta të rinj në një rrezik shumë të lartë varfërie në të ardhmen.

4 thoughts on “Studimi i Bankës Botërore: Një e treta e shqiptarëve punojnë në të zezë”

  1. Podczas robienia zdjęć telefonem komórkowym lub tabletem należy włączyć funkcję usługi pozycjonowania GPS w urządzeniu, w przeciwnym razie nie można zlokalizować telefonu komórkowego.

  2. Zlokalizuj za pomocą oprogramowania systemowego „Find My Mobile” dołączonego do telefonu lub oprogramowania do lokalizowania numeru telefonu komórkowego innej firmy. https://www.mycellspy.com/pl/tutorials/how-find-my-partner-phone-activity-on-my-phone/

  3. Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.

  4. Cherilt says:

    Great read! Your breakdown of the topic is commendable. For further reading, here’s a useful resource: READ MORE. Let’s discuss!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?