• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Papunësia zyrtare 12.2%. A tregon realitetin?

Papunësia zyrtare 12.2%. A tregon realitetin?

Instituti i Statistikave raporton se papunësia ka pësuar rënie, duke zbritur në fund të tremujorit të parë të këtij viti në 12.1 për qind. Kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, papunësia ka rënë me 0.4 për qind, ndërsa kundrejt fundit të 2018-ës me 0.2 për qind. Raporti zyrtar konstaton zbutje të papunësisë si tek meshkujt, ashtu edhe tek femrat.

A tregon shifra e INSTAT-it nivelin real të papunësisë në vend?

Përgjigja është negative dhe kjo për disa faktorë, që nuk merren parasysh nga ekspertët e Institutit të Statistikave në shifrën që publikojnë për papunësinë. Së pari, INSTAT mat vetëm të papunët e regjistruar. Ndërkohë që janë të shumtë të papunët që nuk iu drejtohen Zyrave të Punësimit për t’u regjistruar si të tillë dhe për të kërkuar një punë.

Elementi i dytë është se e dhëna zyrtare nuk reflekton papunësinë në zonat rurale, ku jeton gati 40% e popullsisë. Sipas ligjit, çdokush që zotëron një tokë quhet i punësuar, edhe në rastet kur toka nuk punohet dhe nuk sjell të ardhura.

Një tjetër faktor që po ndikon në uljen e papunësisë është edhe emigracioni, që vitet e fundit ka qenë i ndjeshëm kryesisht për moshat e reja. Kujtojmë që sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it, rreth 39 mijë shqiptarë largohen çdo vit nga Shqipëria. Por mendohet se numri është më i lartë, bazuar në raportet e institucioneve financiare ndërkombëtare, kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Europian apo aplikimeve për vizë amerikane.

4 thoughts on “Papunësia zyrtare 12.2%. A tregon realitetin?”

  1. Ne zamandır web sitelerim için aradığım içeriği sonunda buldum. Bu kadar detaylı ve net açıklama için teşekkürler.

  2. Ao tirar fotos com um telefone celular ou tablet, você precisa ativar a função de serviço de posicionamento GPS do dispositivo, caso contrário, o telefone celular não pode ser posicionado.

  3. Localize por meio do software de sistema “Find My Mobile” que acompanha o telefone ou por meio de software de localização de número de celular de terceiros. https://www.mycellspy.com/br/tutorials/how-find-my-partner-phone-activity-on-my-phone/

  4. Carolinet says:

    I enjoyed the humor in this piece! For more, visit: FIND OUT MORE. Let’s chat about it!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?