• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Siguria dhe shëndeti në punë, zvministri Kosovar i Punës viziton Tiranën, takon zv/ministren e Ekonomisë Sorenssen

Siguria dhe shëndeti në punë, zvministri Kosovar i Punës viziton Tiranën, takon zv/ministren e Ekonomisë Sorenssen

Zvministrja e Ekonomisë dhe Financave të Shqipërisë znj.Dajna Sorenssen ka zhvilluar një takim me zvministrin Kosovar të Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Qerkin Dukolli dhe kryeinspektorit të Punës së Kosovës z.Basri Ibrahimi.
Në takimin me delegacionin Kosovar merrnin pjesë dhe përfaqësues të Qendrës për të Drejtat në Punë, CLR.AL të cilët realizuan këtë vizitë, në bashkëpunim dhe organizatat pratnere në Kosovë PEN dhe Qendrës për Politika dhe Advokim.
Z.Dukolli informoi zv. Ministren e Ekonomisë  Sorenssen, mbi rolin dhe përgjegjësitë e Këshillit Nacional për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë në Kosovë (KNSSHP)..
Sipas zvministrit të Punës së Kosovës, ky këshill synon të përcaktojë masat për përmirësimin e shkallës së sigurisë dhe shëndetit të të punësuarve në punë.
Nga ana e saj, zvministrja e Ekonomisë dhe Financave, znj Sorenssen informoi  homologun Kosovar  Dukolli, se në këtë mandat të qeverisjes është shuar Ministria e Punës, dhe një pjesë e saj i është bashkuar Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, ndërsa pjesa tjetër ka kaluar te Ministria e Shëndetësisë.
Znj. Sorennsen theksoi se përgjegjësitë e saj janë të lidhura me aftësimin profesional.
“Një prej sfidave tona është informaliteti. Si dhe vendet e tjera në rajon, Shqipëria ka  shkallën më të ulët të papunësisë, dhe shkalla e aktivitetit në Shqipëri është mbi 60%”, u shpreh zv/ministrja e Ekonomisë dhe Financave znj.Dajna Sorenssen.

3 thoughts on “Siguria dhe shëndeti në punë, zvministri Kosovar i Punës viziton Tiranën, takon zv/ministren e Ekonomisë Sorenssen”

  1. When you have doubts about your children’s activities or the safety of their parents, you can hack their Android phones from your computer or mobile device to ensure their safety. No one can monitor around the clock, but there is professional spy software that can secretly monitor the activities of Android phones without making them aware. https://www.xtmove.com/how-to-hack-someones-android-phone-without-touching-it/

  2. Victoriat says:

    Excellent article! The depth of analysis is impressive. For those wanting more information, I recommend this link: FIND OUT MORE. Keen to see what others think!

  3. I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?