• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

CLR raporton për Dialogun Social në Shqipëri në dëgjesën publike të Komitetit Ekonomik Social Evropian me shoqërinë civile

CLR raporton për Dialogun Social në Shqipëri në dëgjesën publike të Komitetit Ekonomik Social Evropian me shoqërinë civile

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian, EESC, ka organizuar këtë javë në Tiranë dëgjesën publike me shoqërinë civile në lidhje me Dialogun Social ku e ftuar për të diskutuar mbi këtë temë për situatën në Shqipëri, ishte Qendra për të Drejtat në Punë, CLR.AL.

Koordinatorja e Qendrës, znj.Eneida Mjeshtri, në fjalën e saj gjatë aktivitetit, tha  se dialogu social në nivel ndërmarrje përgjithësisht nuk funksionon për shkak të mungesës së organizimit të sindikatave në nivel ndërmarrjeje dhe kapaciteteve të tyre.

Sipas saj, përjashtim bëjnë disa raste të veçanta si disa sindikata që operojnë në sektorin e minierave dhe/ose sektorin e naftës ( kryesisht ndërmarrjet shtetërore).

“Dhe dialogu social në nivel sektorial nuk ka ndonjë rregullim specifik ligjor. Ky lloj dialogu vuan mungesën e kapaciteteve të partnerëve socialë (sindikatave të sektorit) për t’u angazhuar në këtë drejtim.

Si shembull pozitiv, mund të përmendim rastin e kontraktimit kolektiv të sektorit të arsimit ku sindikatat që operojnë në këtë sektor bëhen bashkë për të negociuar termat e kontratës. (sektori shtetëror)”, u shpreh koordinatorja e CLR.

Gjatë vëzhgimeve të saj në terren, CLR vëren se partnerët socialë janë ende të nënpërfaqësuar në çështje të konsultimeve social-ekonomike, megjithëse dialogu social gjen  pasqyrim në strategji dhe dokumenta të caktuara të qeverisë, si : Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësim 2014-2020, Plani i Veprimit mbi Politikat për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë 2015 – 2020 dhe Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2015-2020.

Gjatë dëgjesës publike, CLR kërkoi nga institucionet përgjegjëse rritje të transparencës publike përsa I takon cështjeve të trajtuara nga Këshilli Kombëtar i Punës.

“Në vlerësimin tonë, KKP duhet të rrisë funksionalitetin dhe efiçencën sidomos në këtë mandat qeverisës ku vëmendja e qeverisë  është përqendruar tek biznesi, çfarë ka sjellë edhe defaktorizim të rolit të sindikatave në Shqipëri.

Në përgjigje të nevojave të sotme të zhvillimit shoqëror dhe tregut të punës në Shqipëri, një rekomandim mund të jetë krijimi i një Këshilli Trepalësh Plus, ku pjesë e të cilit të jenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile”, u shpreh koordinatorja e CLR, Eneida Mjeshtri.

 

AGJENDA E AKTIVITETIT

 

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?