Të drejtat në punë, Seferi takon homologun kosovar, theksohet nevoja e bashkëpunimit rajonal
Në kuadër të bashkwpunimit rajonal për të drejtat në punë, Qendra për të Drejtat në Punë, CLR.AL, në bashkëpunim me organizatat pratnere në Kosovë PEN dhe Qendrës për Politika dhe Advokim, realizoi vizitën në Tiranë në datën 20 shtator, të zvministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z.Qerkin Dukolli dhe Kryeinspektorit të Punës së Kosovës, Basri Ibrahimi.
Një nga takimet e zhvilluara në Tiranë, ishte ai mes dy kryeinspektorëve të Punës, Ibrahimi dhe Seferi ku ishin të pranishëm dhe drejtuesit e CLR dhe organizatës partnere në Kosovë, Qendra për Politika dhe Advokim.
Në bisedën e zhvilluar në ambientet e Kryeinspektoriatit të Punës së Shqipërisë, z. Seferi bëri një përmbledhje të punës së institucionit që ai drejton.
Në fjalën e tij, kryeinspektori Seferi u ndaj te krijimi i një regjistri të dhënash që do ti vijnë në ndihmë bizneseve për ti informuar dhe adresuar problematikat që i shqetësojnë.
“Janë gjithsej 160 mijë biznese të regjistruara ndërsa numri i inspektorëve është 99.
Ne po punojmë për të rritur kontrollin ndaj zbatueshmërisë së legjislacionit të punës dhe inspektimi online I punëdhënsve është një masë efikase për parandalimin e rryshfetit dhe korruptimit të inspektorëve të punës”, u shpreh z.Seferi.
Gjatë bisedës me homologun Kosovar, kryeinspektori i Punës, z.Arben Seferi u ndaj tek sektori më i ndjeshëm, ai i minierave.
Nga ana e tij, kryeinspektori Kosovar Basri Ibrahimi, tha se Inspektorati i Punës është organi i vetëm përgjegjës që mbikqyr zbatimin e legjislacionit nga marrëdhënia e punës dhe sigurisë dhe shëndetit në punë.
“Ky organ ka 40 inspektorë të cilët janë përgjegjës për inspektimin e afër 70 mijë bizneseve aktive.
Brenda një viti kalendarik inspektohen 13% e totalit të punëdhënësve”, u shpreh kryenspektori i Kosovës, Basri Ibrahimi.
Ne aspektin e sigurisë në punë, sipas kryeinspektorit Ibrahimi, sektori më i prekur është ndertimi, i cili është dhe punëdhënësi më i madh në Kosovë.
Në takimin ndërmjet Kryeinspektorëve Ibrahimi dhe Seferi, që u mundësua nga CLR në TIranë, të dy palët shkëmbyen përvojat, eksperiencat dhe sfidat e punës ndërmjet tyre
Në fund të takimit, krerët e Inspektoriateve të Punës së Shqipërisë dhe Kosovës ranë dakord që të vijojnë bashkëpunimin ndërmjet inspektoriatëve për përmirësimin e legjislacionit dhe infesifikimin e kontrolleve me qëllim mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve.