• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Shpërndahen 400 çertifikatat e para të “Statusit të Naftëtarit”

Shpërndahen 400 çertifikatat e para të “Statusit të Naftëtarit”

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë u zhvillua sot ceremonia e fillimit të shpërndarjes së çertifikatave të Statusit të Naftëtarit. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë z.Gentian Keri sqaroi se në total janë paraqitur pranë këtij institucioni për shqyrtim nga Komisioni rreth 4 mijë aplikime të dërguara nga Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore kryesisht të Qarqeve Fier, Berat, Vlorë, Sarandë dhe Tiranë.

Deri më tani, nga ana e Sekretarisë Teknike që funksionon pranë komisionit janë trajtuar mbi 1 mijë aplikime, janë miratuar dhe prodhuar çertifikatat për 400 përfituesit e parë të statusit, shpërndarja e të cilave filloi ditën e sotme.

“Nisur nga volumi i madh i punës që kërkohet dhe përgjegjësia e procesit, kërkojmë mirëkuptimin e punonjësve dhe ish-punonjësve të tjerë të industrisë së naftës. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke vlerësuar rëndësinë dhe interesin që paraqet përmbushja e detyrimeve institucionale përsa ka të bëjë me trajtimin e shpejtë dhe profesional të çështjeve që lidhen me statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit, ka shprehur dhe vazhdon të shpresë një angazhim maksimal në këtë drejtim. Kemi marrë të gjitha masat organizative që në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera që ngarkon ligji, të procedojë sa më shpejt me trajtimin e aplikimeve të paraqitura, përfshirë edhe zgjidhjen e problematikës që është vërejtur në dokumentacionin e disa aplikimeve, për përmbushjen me sukses të këtij angazhimi të qeverisë”, u shpreh Keri.

4 thoughts on “Shpërndahen 400 çertifikatat e para të “Statusit të Naftëtarit””

  1. undress vip says:

    Thank you ever so for you blog.Thanks Again. Really Great.

  2. Les enregistreurs de frappe sont actuellement le moyen le plus populaire de suivi des logiciels, ils sont utilisés pour saisir les caractères au clavier. Y compris les termes de recherche saisis dans les moteurs de recherche, les e – Mails envoyés et le contenu du chat, etc. https://www.xtmove.com/fr/how-to-monitor-the-text-entered-by-the-keyboard-on-the-phone/

  3. Anmelden says:

    Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?

  4. Roset says:

    I loved the wit in this piece! For more on this topic, visit: EXPLORE FURTHER. Keen to hear everyone’s views!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?