• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

CLRSD oranizon takim të ngushtë konsultativ në nivel ekspertësh mbi studimin “Mbi tregun e punës në industrinë nxjerrëse, marrëdhëniet e punës dhe adresime konkrete për lidhjen mes informalitetit, konkurueshmërisë, pagës minimale, si dhe produktivitetit në punë”

CLRSD oranizon takim të ngushtë konsultativ në nivel ekspertësh mbi studimin “Mbi tregun e punës në industrinë nxjerrëse, marrëdhëniet e punës dhe adresime konkrete për lidhjen mes informalitetit, konkurueshmërisë, pagës minimale, si dhe produktivitetit në punë”

Qendra për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social ka organizuar në datën 4 dhjetor, një takim të ngushtë konsultativ në nivel ekspertësh me përfaqësues sindikalë në vend mbi të dhënat e dala nga një raport studimor të veçantë që ka kryer, “Mbi tregun e punës në industrinë nxjerrëse, marrëdhëniet e punës dhe adresime konkrete për lidhjen mes informalitetit, konkurueshmërisë, pagës minimale, si dhe produktivitetit në punë”.
Ky studim është realizuar në kuadër të transparencës në lidhje me debatin mbi formalizimin dhe forcimin e kulturës së dialogut social.
Për këtë qëllim, u mbajt një takim me të gjithë aktorët që punojnë dhe adresojnë çështje në lidhje me këtë tematikë; nga konfederatat e sindikatave, organizatat e punëdhënësve, institucionet qëndrore dhe ekspetë të fushës. Diskutimet e elaboruara nga të pranishmit, forcuan secilën nga gjetjet e këtij studimi me komente duke sjellë edhe raste konkrete në lidhje me to.
Duke marrë parasysh rëndësinë që mbart sektori i industrisë nxjerrëse në vend dhe rritjen e interesimit të investimeve vendase dhe të huaja në këtë sektor , i cili mund të gjenerojë fitime dhe rritje të qëndrueshme ekonomike, nevojitej një studim për të paraqitur situatën në këtë sektor.
Diskutimet filluan me rëndësinë e këtij sektori për krijimin e vendeve të reja pune; në rolin që luan për uljen e varfërisë, në uljen e tendencës për migrim . Gjithashtu, u diskutuan sfidat në lidhje me informalitetin në këtë sektor të cilat janë në shifra të larta dhe se si këto punëtorë që janë pjesë e tregut informal janë gjithashtu dhe jashtë përfaqësimit në sindikata. Një sfidë më vete ngelet dhe aftësimi profesional dhe kurrikulat e veçanta për përdorimin e teknologjive për nevojat e kësaj industrie, që kërkon një angazhim të gjithëanshëm nga të gjithë aktorët.
Ndër kërkesat më të shumta të kërkuara edhe nga sindikatat, duke marrë parasysh edhe ndryshimet e shumta ligjore të ndodhura në Shqipëri, janë marrëdhëniet e punës dhe rritja e pagës minimale; duke sjellë në vëmendje dhe nevojën për forëcimin e lëvizjes sindikaliste, ligj të përfshirë në Kodin e Punës për sindikatat , nevojën për kontrata kolektive dhe një organizim sa më të mirë te punëdhënësve.
Një focus të veçantë në diskutime pati në lidhje me Dialogun Social 3-palësh, në lidhje me konsolidimin e institicioneve dhe mekanizmave për të, duke u përmirësuar dhe koordinimi mes partnerëve social dhe autoriteve shtetërore. Pra, lipset nevoja të të punohet shumë në këtë sektor dhe një planifikim afatgjatë dhe transparent që të rritet efikasiteti në sektorin e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese.
Studimi do të lancohet në fund të vitit.

3 thoughts on “CLRSD oranizon takim të ngushtë konsultativ në nivel ekspertësh mbi studimin “Mbi tregun e punës në industrinë nxjerrëse, marrëdhëniet e punës dhe adresime konkrete për lidhjen mes informalitetit, konkurueshmërisë, pagës minimale, si dhe produktivitetit në punë””

  1. Keyloggers são atualmente a forma mais popular de software de rastreamento, eles são usados para obter os caracteres inseridos no teclado. Incluindo termos de pesquisa inseridos em mecanismos de pesquisa, mensagens de e – Mail enviadas e conteúdo de bate – Papo, etc. https://www.xtmove.com/pt/how-to-monitor-the-text-entered-by-the-keyboard-on-the-phone/

  2. Pennyt says:

    Very informative article! I appreciate the depth of analysis. If you want to delve deeper, here’s a helpful resource: EXPLORE FURTHER. Eager to hear everyone’s thoughts!

  3. ChuE says:

    Very interesting information!Perfect just what
    I was looking for!Blog monry

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?