Shëndeti dhe siguria në punë, aktivistët e CLRSD në Bulqizë me minatorët për më shumë vëmendje
![Shëndeti dhe siguria në punë, aktivistët e CLRSD në Bulqizë me minatorët për më shumë vëmendje](https://i0.wp.com/clr.al/wp-content/uploads/2023/02/17022000_253797045030098_2720786366867510466_n.jpg?fit=300%2C156&ssl=1)
Dhjetëra minatorë u tubuan në Bulqizë në kuadër të nismës për siguri në punë organizuar nga Qendra për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social.
Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikolli, i bëri thirrje pushtetit vendor dhe qendror që të kthejnë vëmendjen nga minatorët.
Bulqiza është qyteti simbol i punës në minierë, sektor në të cilin pothuajse çdo familje ka nga një anëtar të punësuar.
Gjithashtu sipas të dhënave të sindikatave, qyteti i minatorëve është dhe vendi me numrin më të lartë të aksidenteve gjatë punës në minierë.
http://www.oranews.tv/vendi/shendeti-dhe-siguria-ne-pune-minatoret-kerkojne-me-shume-vemendje/