• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Nis aksioni antiinformalitet – Në fokus puna në të zezë

Nis aksioni antiinformalitet – Në fokus puna në të zezë

Qeveria nis në terren aksionin antiinformalitet. Në fokus do të jenë kontrolli i bizneseve për lëshimin e faturave, kuponave tatimore dhe sigurimin e punonjësve.

Inspektoriati i Punës dhe Sektori i Monitorimit në Terren nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijuan sot me një inspektim të përbashkët në zonën e Currilave në Durrës. Subjektet u kontrolluan për deklarimin e punonjësve, lëshimin e kuponit tatimor, ndërsa verifikohen për regjistrimin dhe deklarimet në organet tatimore.

Drejtues të Lartë nga Inspektorati i Punës dhe DPT thanë për mediat se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj bizneseve të parregullta, të cilat dëmtojnë bizneset e ndershme dhe konkurrencën e drejtë në treg.

“Jemi çdo ditë në terren, për të identifikuar shkelësit e ligjit, duke marrë masa ndaj secilit punëdhënës që mban punonjës në të zezë, nëpërmjet vendimit të pezullimit të punës, deri në formalizimin e tyre”, u shpreh Arben Seferaj, kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror të Punës.

Drejtori i Hetimit Tatimor, z. Martin Mici deklaroi se “bizneset e rregullta nuk kanë arsye të shqetësohen nga inspektimet tona, përkundrazi Administrata Tatimore është krah tyre për të garantuar konkurrencën e drejtë dhe të barabartë në treg”.

Monitorimet në terren do të vijojnë intensivisht, përgjatë gjithë zonës bregdetare, të koordinuara mes institucioneve të ndryshme sipas specifikave të rasteve, që identifikohen nga moduli i riskut dhe denoncimet e qytetarëve.

2 thoughts on “Nis aksioni antiinformalitet – Në fokus puna në të zezë”

  1. E – Mail nie jest bezpieczny, aw procesie wysyłania, przesyłania i odbierania e – Maili mogą występować słabe ogniwa.Jeśli luki zostaną wykorzystane, konto można łatwo złamać.

  2. Obecnie oprogramowanie do zdalnego sterowania jest używane głównie w biurze i oferuje podstawowe funkcje, takie jak zdalne przesyłanie plików i modyfikacja dokumentów. https://www.mycellspy.com/pl/tutorials/how-remotely-control-another-android-phone-from-my-phone/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?