• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

NDAL DHUNES NDAJ MJEKEVE NE PUNE!

NDAL DHUNES NDAJ MJEKEVE NE PUNE!

Qendra per te Drejtat ne Pune (CLR) mbeshtet plotesisht protestën kombëtare te mjekeve kundër dhunës fizike qe ushtrohet dendur dhe rendom ndaj tyre, te zhvilluar dje me date 12 mars 2019 në mjediset spitalore publike ne Tiranë, Durrës e Shkodër, si dhe kerkesat per ngritje pagash dhe permiresim te kushteve te punes.

Duke pershendetur rrjeshtimin e drejtuesve te Ministrise se Shendetesise perkrah te drejtave te dhunuara te mjekeve ne pune, ajo u kerkon autoriteteve shteterore, ne rradhe te pare Ministrise se Shendetesise, qe, ne kunderveprim ndaj pershkallezimit te dhunes ne pune ndaj bluzave te bardha, te shikoje mundesine e propozimeve ne Keshillin e Ministrave, per nderhyrje emergjente ligjore ne Kodin Penal dhe ate Civil, per ashpersimin e masave kunder dhunuesve te mjekeve dhe dhunimeve te çfaredolloji, si atyre fizike dhe psikologjike.

Qendra veren se dhuna dhe presioni fizik dhe psikologjik ndaj mjekeve ka sjelle renie te cilesise se sherbimeve mjekesore dhe perkeqesim te kushteve te punes se kesaj kategorie thelbesore per shendetin e shumices se qytetareve shqiptare, duke demotivuar shume nga mjeket.

Qendra për të Drejtat në Punë (CLR), në bashkëpunim të ngushtë me organizatat partnere të  angazhuara për të drejtat në punë, do te monitoroje ne vijimesi situaten e sigurise ne pune te mjekeve te spitaleve tona. Ajo u bën thirrje punonjësve te sektorit që të forcojne organizimin e tyre profesional, si rruga më e mirë për t’u përfaqësuar dhe per te mbrojtur te drejtat e tyre në vendin e punës, ne rradhe te pare integritetin fizik dhe moral.

3 thoughts on “NDAL DHUNES NDAJ MJEKEVE NE PUNE!”

  1. Cell phone monitoring is a very effective way to help you monitor the cell phone activity of your children or employees.

  2. After most mobile phones are turned off, the restriction on incorrect password input will be lifted. At this time, you can enter the system through fingerprint, facial recognition, etc. https://www.mycellspy.com/tutorials/how-to-find-out-your-wife-cell-phone-password/

  3. Priscillat says:

    Very informative article! I appreciate the depth of analysis. If you want to delve deeper, here’s a helpful resource: EXPLORE FURTHER. Eager to hear everyone’s thoughts!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?