• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

AKADEMIA E PUNËS 2019: FORUM DIJESH PËR TË DREJTAT NË PUNË

AKADEMIA E PUNËS 2019: FORUM DIJESH PËR TË DREJTAT NË PUNË

Akademia e Punës është shtëpia e sindikalistëve, aktivistëve shoqërorë dhe profesionistëve të pavarur që aspirojnë dhe investojnë dijen dhe veprimtarinë e tyre në shërbim të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të punës në Shqipëri. Ajo përbën një nga risitë, veprimtaritë dhe forumet kryesore të Qendrës për të Drejtat në Punë(CLR) Shqipëri.

Pas suksesit të seancave të trajnimeve të Akademisë për vitin 2018, CLR promovoi më datën 15 mars 2019 në mjediset e hotel “Mondial” në Tiranë çeljen e sezonit 2019 të trajnimeve. Përfaqësuesit e CLR Shqipëri Edison Hoxha dhe Eneida Mjeshtri prezantuan objektivat e sezonit 2019 të Akademisë së Punës.

Takimi theksoi se ishte lëvizja sindikaliste, lëvizja për të drejtat në punë ajo që ndihmoi në sigurimin e gjithë të drejtave që seicili punonjes në botën e qytetëruar gëzon sot: javën 40 orëshe të punës; pagën minimale, të drejtën për pushime të paguara; sigurimet shoqërore dhe shëndetësore; kujdesin shëndetësor në punë, si dhe të drejtën e pensionit.

Gjatë aktivitetit u krye prezantimi i grupit të ri të pjesëmarrësve, si dhe u ndanë çertifikatat për pjesëmarrësit e ciklit të plotë të trajnimeve gjatë vitit 2018. Pjesemarrësit e rinj të Akademisë dhe të ftuarit e tjerë ndoqën videon me momentet më të mira të Akademisë së Punës 2018.

Trajnerja e Akademisë së Punës Emira Mitrushi i njohu pjesëmarrësit me  mënyrën e organizimit, programin e plotë, kalendarin e trajnimeve dhe me detyrën e kursit që pjesëmarrësit do të përgatisin në përfundim të trajnimeve për këtë vit.

 

Vasil Dodi, anëtar i bordit të CLR dhe një ndër ekspertët më të mirë të marrëdhënieve të punës në vend prezantoi Standardet ndërkombëtare të punës, parimet dhe të drejtat themelore në punë, si dhe si reflektohen këto rregulla në standardet kombëtare të punës.

 

 

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?