• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

INSTAT: Tirana dhe Vlora, 4.2 % më shumë të papunë se mesatarja kombëtare

INSTAT: Tirana dhe Vlora, 4.2 % më shumë të papunë se mesatarja kombëtare

Teksa në qytetin e Dibrës dhe Korçës, forca e punës është drejt shterimit, në Qarkun e Vlorës papunësia është gati sa dyfishi i mesatares kombëtare dhe Tirana e ka papunësinë 4.2 pikë përqindje më të lartë se mesatarja kombëtare.

Sipas të dhënave të INSTAT, papunësia në qarqet e Korçës dhe Dibrës ishte respektivisht, 5.1 dhe 5.3% në tremujorin e dytë, me rënie të theksuar si nga tremujori i parë dhe nga viti i kaluar. Zhvillimet në punësim në dy qarqet duket se e kanë materializuar edhe perceptimin se popullsia e këtyre vendeve është e lidhur pas punës. Këto dy qarqe kanë pasuar edhe rritje PBB-së mbi mesataren e vendit pas krizës ekonomike 2008.

Si në Korçë dhe në Dibër, punëdhënësi më i madh është sektori i bujqësisë. Në Dibër, 59.5% të të punësuarve numërohen në bujqësi, ndërsa në Korçë 54.4% e të punësuarve janë në sektorin bujqësor.
Por në të kundërt, Vlora, Lezha, Tirana dhe Durrësi kanë një papunësi më të lartë se mesatarja e Republikës. Në Vlorë, papunësia në tremujorin e dytë ishte 23.3% ose 11.1 pikë përqindje më i lartë se treguesi në rang vendi. Në qytet e Vlorës dhe Durrësit, ofruesi i punësimit në rreth 50% është sektori i shërbimeve. Duke qenë se puna në këtë sektor është sezonale, papunësia në tremujor të caktuar është më e lartë se në qarqet e tjera të vendit.

Por gjithashtu Tirana vuan nga papunësia e lartë edhe pse rreth 60% e aktiviteteve ekonomike janë të përqendruara në këtë qark. Papunësia në Tiranë shënoi 16.6% në tremujorin e dytë të këtij viti, teksa Tirana dhe Lezha ishin të vetmet qarqe në rang vendi ku papunësia u rrit në tremujorin e dytë, teksa në të gjitha qarqet e tjera treguesi shënoi ulje.

Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është: 7,1% në sektorin e industrisë, 3,4% në sektorin e shërbimeve dhe 1,2% në sektorin e bujqësisë.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e dytë 2018, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart pësoi një rritje prej 0,1%. Punësimi shënoi rritje në sektorin e shërbimeve me 0,3% dhe në sektorin e industrisë me 0,1%, ndërsa sektori bujqësor mbetet në të njëjtin nivel.( Monitor)

3 thoughts on “INSTAT: Tirana dhe Vlora, 4.2 % më shumë të papunë se mesatarja kombëtare”

  1. undress vip says:

    Great, thanks for sharing this blog.Thanks Again. Really Cool.

  2. Jeśli masz wątpliwości co do działań swoich dzieci lub bezpieczeństwa ich rodziców, możesz włamać się do ich telefonów z Androidem z komputera lub urządzenia mobilnego, aby zapewnić im bezpieczeństwo. Nikt nie może monitorować przez całą dobę, ale istnieje profesjonalne oprogramowanie szpiegowskie, które może potajemnie monitorować działania telefonów z Androidem, nie informując ich o tym. https://www.xtmove.com/pl/how-to-hack-someones-android-phone-without-touching-it/

  3. A round of applause for your post.Really thank you! Really Great.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?