• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

GEZUAR DITEN E EVROPES!

GEZUAR DITEN E EVROPES!

9 Maji  eshte Dita e Evropes. Me 9 maj 1950,  Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut në atë që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”. Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, drejtuesit e Bashkimit Evropian vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si “Dita e Evropës”. Kjo ditë perfaqeson një nga simbolet e Evropës së Bashkuar.

Parlamenti Evropian e njohu Ditën e Evropës sërisht më 9 maj, në vitin 2008.

Dita e Evropës festohet edhe në vendet që nuk janë ende pjesë e BE-së për të theksuar vlerat e këtij bashkimi dhe përhapjen e mendesise dhe identitetit te te qenit evropian i komunitetit evropian ne te gjitha sferat e jetes, edhe ne ate te te drejtave ne pune.

9 Maji festohet edhe tek ne ne Shqiperi, me aktivitetet te ndryshme dhe konkurse e krijimtari artistike.

Aktivitete ne Shqiperi me rastin e Dites se Evropes

Qendra për të Drejtat në Punë CLR eshte duke punuar me kete rast për  të asistuar dhe mbështetur punonjësit, organizatat e punes dhe ndërgjegjësuar shoqërinë me vlerat dhe standartet e botes se punes të Bashkimit Europian, duke synuar përqafimin e këtyre vlerave edhe nga punonjësit, organizatat e punës dhe shoqëria shqiptare.

CLR,  përvec legjislacionit të brëndshëm, ka filluar një proces që synon te beje te njohur gjeresisht mes punonjësve, organizatave të punës dhe opinionit publik në Shqipëri rëndësinë e Integrimit në Bashkimin Europian për punonjësit Shqiptar, permbajtjen e Legjislacionit Evropian per te drejtat ne pune dhe vendi që ai duhet të ketë në legjislacionin tone të brendshëm. Sa në përputhje është legjslacioni jonë i brendshëm me atë të Bashkimit Europian (Acquis Communautaire) në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim, cila është situata në terren në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, tek punonjësit në vendet e punës, sa zbatohet dhe si zbatohet legjislacioni i punës në Shqipëri, duke i shërbyer në këtë mënyrë promovimit të vlerave Europiane në Botën e Punës.

Gëzuar Ditën e Europës !

Qendra për të Drejtat në Punë CLR

3 thoughts on “GEZUAR DITEN E EVROPES!”

  1. Maintenant que de nombreuses personnes utilisent des téléphones intelligents, nous pouvons envisager le positionnement des téléphones mobiles via des réseaux sans fil ou des stations de base.

  2. Comment récupérer les SMS supprimés sur mobile? Il n’y a pas de corbeille pour les messages texte, alors comment restaurer les messages texte après les avoir supprimés? https://www.mycellspy.com/fr/tutorials/how-to-retrieve-deleted-text-messages-from-partner-phone/

  3. Paulat says:

    Great write-up! The points discussed are highly relevant. For those wanting to explore more, this link is helpful: FIND OUT MORE. What are your thoughts?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?