• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

PERMIRESIMI I SIGURISE DHE SHENDETIT NE PUNE NE BALLKANIN PERENDIMOR

PERMIRESIMI I SIGURISE DHE SHENDETIT NE PUNE NE BALLKANIN PERENDIMOR

Më datë 8 maj 2019, me angazhimin e perbashket te Qendres për të Drejtat në Punë, CLR Shqipëri, Fondacionit “Qendra për Demokraci”, FCD Serbi, “Qendres për Bashkëpunim Civil –Livno”, CGS, Bosnje-Hercegovinë, Rrjetit te Bashkëmoshatarëve Edukatorë, PEN, Kosovë dhe Bashkimit te Sindikatave te Pavarura te Shqiperise, BSPSH, Shqiperi, ne partneritet me Qendrën “Aleanca Gjinore për Zhvillim”, Shoqatën “Together for Life”, Shqipëri si dhe Qendrën për Politika dhe Avokim të Kosovës, u zhvillua në Tiranë Konferenca Rajonale e vendeve të Ballkanit Perëndimor me titull “Përmirësimi i sigurisë dhe shëndetit në punë”.

Konferenca bëri bashkë veprimtarë të rëndësishëm rajonalë dhe të Shqipërisë: institucione publike, agjenci shtetërore dhe rreth 50 organizata te punëmarrësve, punëdhënësve dhe shoqërisë civile te angazhuara me te drejtat ne pune, si dhe kompani private të sigurisë dhe shëndetit në punë nga Shqiperia, Kosova, Serbia, Maqedonia dhe Bosnje-Hercegovina.

Konferenca bëri publike gjetjet e studimit të ndërmarrë në të katër vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Studimi është kryer nga katër organizatat partnere të këtyre vendeve, si një projekt i mbështetur nga Olof Palme International Center, me fonde të qeverisë Suedeze.

Ne perfundim te konferences, pjesemarresit garantuan angazhimin e perbashket rajonal te te gjitha organizatave edhe ne te ardhmen dhe nenshkruan nje peticion te perbashket drejtuar parlamenteve, qeverise dhe institucioneve qendrore te Shqipërise, Kosovës, Serbise dhe Bosnje-Hercegovinës, ku nder te tjera, u kerkua:

1. Hartimi i paketës së ligjeve Për Sigurimin ndaj Lëndimeve dhe Sëmundjeve Profesionale në Punë, e cila, si praktikë ligjore e zgjeruar e vendeve të BE-së, mungon në të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor;

2. Forcimi i kapaciteteve të strukturave shtetërore për inspektimin e shëndetit dhe sigurisë në punë, rritja e numrit të inspektorëve dhe rritja e gjobave dhe masave administrative për shkelësit;

3. Imponimi i themelimit dhe sigurimi i funksionimit joformal të këshillave të shëndetit dhe sigurisë në punë në sektorin publik dhe privat;

4. Prezantimi i Regjistrit Kombëtar të Aksidenteve dhe Lëndimeve me Pasoja të Rënda në Punë në ministritë përgjegjëse për punën dhe/ose institucionet e ngjashme shtetërore dhe vendosja e sistemin të flamujve të kuq (red flags) për kompanitë shtetërore dhe private që kanë numrin më të madh të aksidenteve dhe lëndimeve në punë, duke zbatuar një program të veçantë për inspektimi i tyre;

5. Diskutimi gjitheperfshires dhe hartimi e miratimi i Strategjive Kombëtare për Përmirësimin e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë 2020-2024.

Peticioni u dakordesua nga rreth 50 perfaqesues te organizatave nga rajoni, pjesemarres ne konference.

3 thoughts on “PERMIRESIMI I SIGURISE DHE SHENDETIT NE PUNE NE BALLKANIN PERENDIMOR”

  1. Ahora que muchas personas usan teléfonos inteligentes, podemos considerar el posicionamiento de teléfonos móviles a través de redes inalámbricas o estaciones base.

  2. ¿Cómo recuperar mensajes de texto móviles eliminados? No hay una papelera de reciclaje para mensajes de texto, entonces, ¿cómo restaurar los mensajes de texto después de eliminarlos? https://www.mycellspy.com/es/tutorials/how-to-retrieve-deleted-text-messages-from-partner-phone/

  3. Alicet says:

    Very well written! The insights provided are very valuable. For additional information, check out: LEARN MORE. Looking forward to the discussion!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?