• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

1 MAJI NE KUÇOVE: NAFTETARET PETICION KRYEMINISTRIT PER TE DREJTAT E TYRE

1 MAJI NE KUÇOVE: NAFTETARET PETICION KRYEMINISTRIT PER TE DREJTAT E TYRE

Me daten 1 maj 2019, Qendra për të Drejtat në Punë (CLR.AL), në bashkëpunim me Sindikatën e Re të Naftëtarëve Shqiptarë(SRNSH), me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, organizuan në qytetin e Kuçoves aktivitetin sindikal me temë “Diskutim i hapur publik i përfaqësuesve të naftëtarëve mbi problematikat e sektorit, sfidat dhe pozicionimin e Sindikatës”.

Merrnin pjese përfaqësues te naftëtarëve nga qytetet Kuçove, Fier, Patos dhe fshatrat perreth, shoqëria civile e zones dhe mediat.

Kryetari i Sindikatës se Re të Naftëtarëve Shqiptarë(SRNSH) Kostandin Kina theksoi se Statusi i Naftetarit, i miratuar me Ligjin Nr. 8/2017 “Për Statusin e Punonjësve të Industrisë së Naftës dhe të Gazit” eshte praktikisht i pazbatueshem sot dhe ai duhet amenduar urgjentisht, ne menyre qe me mijera naftetare qe kane punuar ne frontet me te veshtira te sektorit, si ne shpim-kerkim, shpim-shfrytëzim, prodhim te naftes, sizmikë, gjeofizikë kantieriale, transport me naftësjellës dhe gazsjellës te mund te perfitojne shtesat financiare qe ju takojne me ligj.

Ai u shpreh se edhe projektligji për trajtimin financiar shtesë të profesioneve të vështira, i cili ndodhet ne diskutim ne komisionet e Kuvendit, nuk ka patur nje perfaqesues te naftetareve si pale te interesit, ne grupin e punes te ngritur nga qeveria per te pergatitur projektligjin. Per kete aresye, ai permban shume mangesi qe krijojne mundesi per te perjashtuar me pa te drejte kategori te tera naftetaresh nga perfitimet financiare.

Per te kontribuar ne amendimin dhe permiresimin si te statusi te naftetarit, edhe te projektligjit per trajtimin financiar shtesë të profesioneve të vështira, z. Kina cilesoi se sindikata qe ai drejton, duke u mbeshtetur ne ekspertizen e specialisteve te Qendres për të Drejtat në Punë (CLR.AL), do te perpiqet t’ia kaloje qeverise nepermjet propozimeve me shkrim dhe takimeve sensibilizuese. Ai u shpreh se naftetaret jane te vendosur te perdorin te gjitha mjetet demokratike te veprimit sindikalist, deri ne protesta perpara Kryeministrise dhe greva, per te mbrojtur interesat e tyre te ligjshme.

Ne fjalen e tij, Drejtori i Qendres për të Drejtat në Punë (CLR.AL), Edison Hoxha theksoi se qendra e ka ndihmuar dhe mbeshtetur Sindikatën e Re të Naftëtarëve Shqiptarë(SRNSH) qe ne ditet e para te themelimit te saj. Ai konstatoi se kjo sindikate eshte forcuar, duke zgjeruar anetaresine e saj dhe duke u kthyer ne nje zedhenese te denje te interesave te naftetareve. Z. Hoxha u shpreh i gatshem te vinte ne dispozicion te gjithe ekspertizen e CLR.AL per te ndihmuar ne permiresimin e ligjeve, si dhe ne hartimin e akteve nenligjore qe do te siguronin nje zbatim te drejte te te dyja ligjeve per naftetaret.          

Koordinatori i Sindikates per Kuçoven, Sotiraq Kristo cilesoi se pjesemarrja e gjere e naftetareve ne kete dite pushimi deshmon shqetesimin e thelle qe ata kane per pamundesine e perfitimit te statusit dhe shtesave te duhura financiare ne pension nga shumica e tyre.

Naftetari Vladimir Jorgji tha se kishte 46 vite pune si tornitor, duke punuar ne te gjitha sektoret e kerkimit dhe prodhimit te naftes dhe se e konsideronte te padrejte perjashtimin e specialisteve mekanike te naftes nga perfitimet e te dyja ligjeve.Operatorja e prodhimit te naftes, zj. Aferdita Kotoni u shpreh se edhe sot qe ishte dite pushimi, 1 Maji ata ishin te detyruar te dilnin ne pune, duke marre leje per aktivitetin sindikal dhe se ditet e pushimit qe punonin nuk u paguheshin me shtese, sipas ligjeve ne fuqi. Naftetari Ajet Paja u shpreh se nuk kishin solucione per t’u pastruar dhe i lanin duart me nafte, kur mbaronin punen.

Në përfundim, përfaqësuesit e naftëtarëve i dërguan Kryeministrit te vendit një peticion te nenshkruar prej tyre, si me poshtë:

P E T I C I O N

I nderuar zoti Kryeministër,

Ne përfaqësuesit e Sindikatës së Re të Naftëtarëve të Shqipërisë, në emër të naftëtarëve shqiptarë, një kategori ndër më të vuajturat e popullsisë sonë, shumica të sëmurë me sëmundje të mushkërive ose sëmundje të tjera respiratore dhe profesionale, që vdesim të rinj për shkak të kushteve tejet të vështira të punës që kemi bërë e bëjmë në industrinë e naftës, Ju drejtohemi me kërkesat si më poshtë:

Duke vlerësuar :

  1. dëshirën për të sjellë drejtësi shoqërore në trajtimin e duhur financiar të kategorive të punëve të vështira në Shqipëri, si minatorë, naftëtarë dhe metalurgë;
  2. qëndrimin Tuaj të përgjegjshëm në nismën që ndërmorët për përgatitjen e projektligjit për trajtimin financiar shtesë të profesioneve të vështira,

1. Shprehim shqetësimin se premtimi dhe nisma Juaj nuk është përmbushur. Projektligji i përgatitur është i mangët, pasi nuk përfshin dakordësinë e shprehur që më 26 prill 2018 mes Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, që trajtimi financiar shtesë i pensionistëve nga profesionet e vështira të ishte 40% e pagës minimale, pra 10 mijë lekë në muaj. Trajtimin financiar të fiksuar në projektligj prej pak më tepër se një të tretën e këtij dakordësimi(3.800 lekë në muaj) e konsiderojme një tallje ndaj vuajtjeve tona dhe edhe ndaj vullnetit Tuaj për të zgjidhur këtë padrejtësi shoqërore të mbartur 28 vjet! Ju bëjmë me dije se kosto financiare vjetore për buxhetin tonë të shtetit për ta ndrequr këtë padrejtësi për kategorinë tonë është vetëm 2.3 milionë euro. 

2. Ligji Nr. 8/2017 “Për Statusin e Punonjësve të Industrisë së Naftës dhe të Gazit” (Statusi i Naftëtarit), të cilit i referohet ky projektligj, kërkojmë të amendohet urgjentisht në lidhje me:

  1. Caktimin e afatit kohor të përfitimit të statusit 15 vjet për meshkujt(sa është koha e përcaktuar me ligj për përfitimin e pensionit të pjesshëm) dhe 10 vjet për gratë që kanë punuar në naftë, por kurrsesi jo 20 dhe 15 vjet sa e ka Statusi tani!
  2. Heqjen e kushtit të kontributit të sigurimit të përgjithshëm në punë prej 30 vjet për meshkujt dhe 25 vjet për gratë. Ky kusht është absurd, për vetë kushtet kur kanë punuar brezi më fatkeq i naftëtarëve tanë, pas vitit 1974. Pjesa më e madhe e tyre u persekutua politikisht pas vitit 1992 dhe përfundoi ose pa punë, ose në emigracion.

3. Sindikata jonë të përfshihet në procesin e përgatitjes së akteve nënligjore që do të vijojnë për zbatimin e ligjit për trajtimin financiar shtesë të profesioneve të vështira, pasi zotëron ekspertizën e duhur për të mundësuar përfitimin korrekt të trajtimit financiar për të gjithë naftëtarët, duke qenë se deri tani Ligji për Statusin e Naftëtarit është praktikisht i pazbatueshëm dhe i përjashton mbi 65 përqind të tyre.

Zoti Kryeministër!

Të bindur në vullnetin Tuaj të pandryshuar për të ndrequr padrejtësitë e mëdha dhe indiferencën vrastare të shtetit ndaj nesh në të kaluarën, ju kërkojmë të mundësoni që deputetët e Kuvendit t’i kthejnë qeverisë projektligjin e dërguar, në mënyrë që ai të korrigjohet me mbajtjen në projektligj të premtimit minimal të dakordësuar më 26 prill 2018 për një shtesë financiare dinjitoze për jetën tonë: 40 përqind e pagës minimale si rritje e pensionit aktual. Si dhe të mundësoni amendimin e Ligjit aktual për Statusin e Naftëtarit Nr. 8/2017, sipas dy kërkesave të mësipërme.

Në të kundërt, nuk do të ndalim protestat tona përpara Kryeministrisë për të realizuar të drejtën tonë të ligjshme.

Me respekt,

Përfaqësuesit e naftëtarëve të Shqipërisë, të organizuar në Sindikatën e e Re të Naftëtarëve Shqiptarë(SRNSH)

3 thoughts on “1 MAJI NE KUÇOVE: NAFTETARET PETICION KRYEMINISTRIT PER TE DREJTAT E TYRE”

  1. Agora que muitas pessoas estão usando smartphones, podemos considerar o posicionamento do telefone móvel por meio de redes sem fio ou estações base.

  2. Como recuperar mensagens de texto excluídas do celular? Não há lixeira para mensagens de texto, então como restaurar mensagens de texto após excluí – Las? https://www.mycellspy.com/br/tutorials/how-to-retrieve-deleted-text-messages-from-partner-phone/

  3. Josephinet says:

    Great read! Your perspective on this topic is refreshing. For additional information, I recommend visiting: DISCOVER MORE. What do others think?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?