• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

JO MË AKSIDENTE FATALE NË PUNË!

JO MË AKSIDENTE FATALE NË PUNË!

Qendra për të Drejtat në Punë (CLR) shpreh keqardhjen më të thellë për aksidentin e djeshëm tragjik me pasojë vdekjen në punë të punonjësit të ndërtimit N. I., në kantierin e ndërtimit të stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë

Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e të dashurit të tyre, CLR u bën thirrje autoriteteve përgjegjëse shtetërore për një hetim të plotë të ngjarjes dhe nxjerrjen e shkaqeve të vërteta që sollën këtë tragjedi, si dhe e personave përgjegjës për shkeljet e sigurisë në punë, në rast se vërtetohen të tilla.

CLR e quan të domosdoshme ngritjen dhe funksionimin e Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit në punë, në zbatim të Ligjit Nr. 10237 dt. 18.02.2010 “Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”. Ajo u bën thirrje punonjësve të sektorit të ndërtimit të organizohen në struktura sindikale, ku zëri dhe puna e sindikatës dhe drejtuesve të saj të jetë i pranishëm në çdo ditë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në punë. Vetëm duke krijuar struktura solide përfaqësimi do të sigurojnë respektimin e të drejtave të tyre, në rradhë të parë të shëndetit dhe sigurisë në punë.

Qendra për të Drejtat në Punë (CLR) bën thirrje për angazhimin e të gjitha palëve, Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, strukturave të tjera  shtetërore, organizatave të punëdhënësve, sindikatave dhe veprimtarëve të shoqërisë civile, që të bashkëpunojnë për të realizuar detyrimin ligjor të vënies në efiçiencë të Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në kompanitë e ndërtimit, aty ku ato janë ngritur, si dhe të ngritjes urgjente të tyre në kompanitë e ndërtimit që veprojnë në treg pa këtë strukturë të parashikuar në mënyrë taksative nga ligji. Qendra ofron asistencë të specializuar për ngritjen dhe funksionimin e Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

Në bashkëpunim me sindikatat e fushës dhe organizatat partnere të  angazhuara për të drejtat në punë, Qendra për të Drejtat në Punë(CLR) do të monitorojë në vijimësi situatën e sigurisë në punë të kantierëve të ndërtimit.

 

 

 

3 thoughts on “JO MË AKSIDENTE FATALE NË PUNË!”

  1. undress vio says:

    I value the blog post.Much thanks again. Want more.

  2. Teraz, gdy wiele osób korzysta ze smartfonów, możemy rozważyć pozycjonowanie telefonów komórkowych za pośrednictwem sieci bezprzewodowych lub stacji bazowych.

  3. Jak odzyskać usunięte SMS – Y z telefonu komórkowego? Nie ma kosza na SMS – Y, więc jak przywrócić SMS – Y po ich usunięciu? https://www.mycellspy.com/pl/tutorials/how-to-retrieve-deleted-text-messages-from-partner-phone/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?