CLR pjesë e takimeve periodike të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian
CLR mori pjesë në takimin periodik të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE) me temë: “Hapat që duhet të ndërmerren pas zhvillimit të Konferencës së Parë Ndërqeveritare”. I ftuar në këtë takim ishte edhe Z. Gunther Krichbaum, Raportuesi i CDU-së për Ballkanin Perëndimor, i cili foli mbi hapat në vijim dhe angazhimin e të gjithë aktorëve për integrimin evropian të vendit.