• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

CLR: Monitorimet dhe rekomandimet mbi ecurinë e procesit të punës gjatë pandemisë Covid-19

CLR: Monitorimet dhe rekomandimet mbi ecurinë e procesit të punës gjatë pandemisë Covid-19

“Sindikata e Punonjësve të Qendrave të Kontaktit” SPQK po ndjek nga afër situatën e krijuar nëpër Call Center-a për shkak të epidemisë së Koronavirusit.


Duke ndjekur në mënyrë të vazhdueshme udhëzimet e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe duke qenë në mënyrë të vazhdueshme në kontakte me Inspektoriatin e Punës dhe organet e tjera shtetërorë si dhe me Punëdhënësit dhe përfaqësues të tyre nëpër Call Center-a ku ne kemi edhe të përfaqësuarit tanë vërejmë:


1)Masat e vendosura nga Qeveria janë absolutisht minimale përsa i përket Call Center-ave (është e kotë të bësh një dezinfektim e pastaj të mbledhësh 200 veta në një sallë)


2)Mungon mjeku i kompanisë nëpër vendet tona të punës si dhe çfarëdo lloj mase mbrojtëse (Maska dhe doreza e dezinfektant në mënyrë të mjaftueshme)


3)Mungon ajrimi i vazhdueshëm edhe konstant.


4)Nuk zbatohet nga punëdhënësit dhe Administrata e Call-Center-ave ajo që quhet “Smart-Working” pra puna nga shtëpia nëpërmjet kompjuterit megjithësë është diçka krejtësisht në dorë të tyre dhe plotësisht e realizueshme brenda një afati shumë të shkurtër.


5)Nuk është marrë asnjë masë për transportin e punonjësve në këtë gjendje shtetrrethimi dhe punonjësit detyrohen të bëjnë me kilometra për t’u paraqitur në punë pasi përballen me frikën e pushimit nga puna në mënyrë të padrejtë.


Sindikata e Punonjësve të Qendrave të Kontaktit “SPQK” kërkon nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë në mënyrë urgjente nxjerrjen e një Pakete Masash Sociale për Sektorin e Call Center-ave. Ajo duhet të detyrojë kompanitë të zbatojnë “Smart Working”, pra punën nga shtëpia për punonjësit e tyre, atje ku nuk është e mundur të paguajnë punonjësit që detyrohen të rrinë në shtëpi.


Është e kotë të mbyllim bar-kafet, restorantet e tubimet publike kur nëpër Call Center-a kemi grumbullime deri në 300-400 veta për çdo sallë.
Për të gjithë punonjësit, anëtarët tanë, familjet e tyre dhe gjithë shqiptarët ju lutemi zbatoni rregullat e higjenës, mbroni veten e gjithë të tjerët.

3 thoughts on “CLR: Monitorimet dhe rekomandimet mbi ecurinë e procesit të punës gjatë pandemisë Covid-19”

  1. Para esclarecer completamente suas dúvidas, você pode descobrir se seu marido está traindo você na vida real de várias maneiras e avaliar quais evidências específicas você tem antes de suspeitar que a outra pessoa está traindo.

  2. Como recuperar mensagens de texto excluídas do celular? Não há lixeira para mensagens de texto, então como restaurar mensagens de texto após excluí – Las?

  3. Mirandat says:

    This article had me hooked! For further reading, check out: DISCOVER MORE. What are your thoughts?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?