• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

CLR.AL çel Akademinë e Punës, nisin trajnimet për sindikalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile mbi të drejtat në punë

CLR.AL çel Akademinë e Punës, nisin trajnimet për sindikalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile mbi të drejtat në punë

Është celur sot Akademia e Punës, nismë e ndërmarrë nga Qendra për të Drejtat në Punë, në bashkëpunim me sindikatat dhe organizatat e shoqërisë civile që operojnë në fushën e të drejtave në punë, mbështetur dhe financuar nga Fondacioni suedez “Olof Palme International Center”.

Në ditën e parë të saj, morën pjesë përfaqësues të sindikatave të pavarura, përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura,  përfaqësues nga Inspektoriati i Punës, sindikalistë të ndryshëm si dhe aktivistë të shoqërisë civile të interesuar për të drejtat në punë.

Në fjalën e hapjes, koordinatorja e programit, nga Qendra për të Drejtat në Punë, Eneida Mjeshtri, theksoi se “përmes kurseve të trajnimit të Akademisë së Punës, Qendra për të drejtat në Punë, CLR.AL, synon të kontribuojë drejt zhvillimit të një anëtarësie sindikale të informuar dhe të mirëedukuar me të drejtat e punës, por jo vetëm, të asistojë punëmarrësit, aktivistët e të drejtave të njeriut, sindikatat në organizimin sindikal, aftësitë negociuese, të kontraktimit kolektiv, dhe ngritjen e kapaciteteve për artikulimin e politikave social-ekonomike në mbrojtje të fuqisë punëtore dhe ndërtimin e partneriteteve në të mirë dhe interes të punëmarrësve shqiptare”.

Punimet e Akademisë së Punës, i përshëndetën përfaqësuesi i BSPSH, Koco Jani si dhe përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Naftës dhe Gazit të Shqipërisë, Ylli Skënderaj.

Në fjalën e tij, zoti Jani foli mbi cështjen e edukimit të punonjësve me të drejtat e punës, si një rol kyç në fuqizimin e lëvizjes sindikaliste

Edhe Inspektoriati i Punës ka përgëzuar nismën e CLR.AL, për ngritjen e Akademisë së Punës. Në fjalën e saj përshëndetëse, përfaqësuesja e Inspektoriatit të Punës, Irida Qosja, nënvizoi rëndësinë e njohurive të punëmarrësve mbi legjislacionin e Punës, të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga Kodi i Punës dhe kontratat kolektive.

Akademia e Punës do të ofrojë trajnime jo vetëm për punëmarrësit por dhe përfaqësues të sindikatave dhe aktivistë të shoqërisë civile që dëshirojnë të angazhohen me të drejtat e punës, duke u përqëndruar sidomos në nivel bazë ndërmarrjeje dhe në nivel profesioni

Dy ndër shtyllat kryesore në të cilat Qendra mbështet asistencën e saj të drejtpërdrejtë ndaj punëmarrësve shqiptarë dhe sindikatave në të cilat ata aderojnë janë:

  1. Klinika ligjore , e cila ofron asistencë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në punë, me fokus të veccantë mosmarrëveshjet kolektive të punës.
  2. Akademia e Punës e cila ka për synim mbështetjen dhe rritjen e njohurive dhe informimit të punëmarrësve shqiptarë për edukim të vazhdueshëm për njohjen dhe ushtrimin e të drejtave të tyre në punë dhe lirive të tyre sindikale. Akademia e Punës përzgjedh strategjikisht të mbështesë sindikalistët aktivistë, me qëllim rritjen e aktivizmit dhe rolit të tyre në sindikatat ku aderojnë .

Kurrikula e trajnimeve të Akademisë së Punës është e përbërë nga katër module trajnimi të cilat ezaurojnë të gjithë gamën e njohurive që një punëmarrës duhet të ketë për kuadrin e marrëdhënieve të punës.

Kjo kurrikul trajnimesh do të kryhet dy herë përgjatë 2018, duke trajnuar në total 30 punëmarrës.

 

 

 

3 thoughts on “CLR.AL çel Akademinë e Punës, nisin trajnimet për sindikalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile mbi të drejtat në punë”

  1. Ahora, la tecnología de posicionamiento se ha utilizado ampliamente. Muchos automóviles y teléfonos móviles tienen funciones de posicionamiento, y también hay muchas aplicaciones de posicionamiento. Cuando se pierde su teléfono, puede utilizar estas herramientas para iniciar rápidamente solicitudes de seguimiento de ubicación. ¿Entiende cómo ubicar la ubicación del teléfono, cómo ubicar el teléfono después de que se pierde? https://www.xtmove.com/es/how-to-track-someones-phone-location-by-cell-phone-number-online-for-free/

  2. erommelay says:

    Fisher, MD, Brigham and Women s Hospital, 75 Francis St, Boston, MA 02115 buy cialis online without a prescription

  3. Eleanort says:

    This article had me laughing and learning! For those interested, check out: DISCOVER HERE. What’s your take?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?