Forum informimi për të drejtat në punë
Në ditën përmbyllëse të fushatës “Të Rinjtë për Punë të Denjë”, Qendra për të Drejtat në Punë/CLR organizoi në qytetin e Kamzës Forumin informues me të rinjtë mbi të drejtat në punë dhe punën e denjë.
Prezantimi i të rinjve me legjislacionin e punës dhe të drejtat në punë, është hapi i parë për të kërkuar në të ardhmen në vendet ku do të punësohen, kushte më të mira pune dhe respektimin e tyre.
Ndër të tjera në këtë forum u trajtuan edhe tema si: Sa të informuar janë të rinjtë mbi institucionet përgjegjëse për respektimin e të drejtave në punë? A i njohin të rinjtë sindikatat? A janë të mjaftueshme njohuritë që merren në bankat e shkollës mbi temën e sigurisë në punë? Çfarë është puna e denjë?
Informimi i të rinjve mbi sindikatat, funksionin e tyre dhe dobinë e të vepriuarit të organizuar si dhe përshtatja e formave të organizimit kolektiv me botën e punës e cila ndryshon shpejt dhe në mënyrë të vazhdueshme, ishte një temë tjetër që u trajtua në këtë bashkëbisedim të hapur.