• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Infermieret/mami të porsadiplomuar probleme me punësimin, CLR.AL: Asistencë ligjore deri në zgjidhjen e ngërçit

Infermieret/mami të porsadiplomuar probleme me punësimin, CLR.AL: Asistencë ligjore deri në zgjidhjen e ngërçit

Qendra për të Drejtat në Punë, CLR.AL, në bashkëpunim me Shoqatën e Infermierëve organizuan sot një takim me të rinj të porsadiplomuar në degën infermieri/mami, në fakultetet e Vlorës, Elbasanit dhe Shkodrës, ku u diskutuan disa nga problemet që po hasin ata për tu punësuar në sektorin publik e privat.

Mosrakordimi i diplomës së studimeve dhe licensimit të tyre prej Urdhrit të Infermierëve e ka bërë të pamundur punësimin e tyre jo vetëm brenda vendit por dhe jashtë tij.

Handikapi ligjor po i penalizon të rinjtë të gjejnë kontrata pune në spitale shtetërore e private e nisur nga kjo, ekspertë të Qendrës për të Drejtat në Punë, kanë marrë përsipër zgjidhjen ligjore të këtij problemi.

Gjatë takimit, të rinjtë u shprehën se dega e tyre Infermiere/mami është profesioni më i diskriminuar brenda profesioneve mjekësore.

Ata refuzohen nga spitalet për vendet vakante të punësimit si “infermiere”, ndërkohë që në vendet vakante për “mami” punësohen lirisht infermierë.

Informimi, këshillimi, asistimi dhe ndjekja ligjore për çështjet e punës dhe të drejtës në punë, janë disa nga shërbimet që Qendra për të Drejtat në Punë, CLR.AL, u ofron punëmarrësve, grupeve të ndryshme të profesionit, organizatave profesionale sindikale ose jo dhe çdo të interesuari tjetër.

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?