TV “Vizion+”/1 Maji, CLRSD dhe KSSH, protestë për respektimin e të drejtave të punëtorëve
Në ditën e Punëtorëve, më 1 Maj, përfaqësuesi i Qendrës për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social, CLRSD, Edison Hoxha dhe kreu i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura, Kol Nikollaj, ishin të ftuar për të folur në emisionin e mëngjesit “7 pa 5”, në TV Vizon+ mbi lëvizjen sindikale në Shqipëri dhe tubimin e përbashkët me sindikatat që u organizua në këtë ditë në Tiranë, në mbështetje dhe promovim të të drejtave të punëmarrësve.
Së bashku me Nikollaj, përfaqësuesi i CLRSD Edison Hoxha vuri theksin tek nevoja e aksioneve të përbashkëta sindikale dhe njohja e sindikalistëve me të drejtat e tyre që burojnë nga kontratat kolektive.