Gazeta Shqiptare/Studimi:Tregu i punës, LSI e vetmja parti që parashikon të drejtat e punëmarrësve
“Qendra Për Të Drejtat e Punëtorëve është duke kryer një proces monitorimi në kuadër të fushatës zgjedhore duke patur si qëllim vlerësimin e përfshirjes së punës së denjë në programet e partive politike parlamentare. Nga hulumtimi i këtyre programeve nuk vërehet në asnjërën prej tyre detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e firmosur me organizatën ndërkombëtare të punës, ILO.
Sipas ILO, “puna e denjë” është një ndër çështjet më të rëndësishme për vendet në zhvillim, e cila duhet të reflektohet në qeverisje. “Puna e denjë” është një detyrim kontraktual i dyfishtë për shtetin shqiptar. Këto detyrime rrjedhin nga anëtarësimi i Shqipërisë në ILO dhe ratifikimi i konventave bazë të saj. Njëkohësisht, Shqipëria ka ratifikuar dhe rezolutën e OKB, mbi “Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm ”.
Organizimet politike që marrin pjesë në garën elektorale parlametare duhet të kenë pjesë të programit të tyre trajtimin e 4 komponentëve të “punës së denjë”:
- Të drejtat e punëmarrësve
- Politikat e punësimit
- Mbrojtja shoqërore
- Dialogu social
Por nga monitorimi i bërë nga CLRSD deri në datën 1 maj 2017, në të gjitha programet politike të partive përfshihet trajtimi i gjerë i politikave të punësimit dhe të mbrojtjes shoqërore, por nuk përfshihen komponentët e dialogut social dhe të drejtat e punëmarrësve.
Më konkretisht, LSI është e vetmja parti që i përfshin elementët e të drejtave të punëmarrësve. Asnjëra nga partitë nuk trajton çështjet e dialogut social (trepalësh), duke vënë re se çdo parti ka vendosur fokusin në zbutjen e tensioneve shoqërore dhe promovimin e punësimit.
http://www.gsh.al/2017/05/03/studimi-tregu-i-punes-lsi-e-vetmja-parti-qe-parashikon-te-drejtat-e-punemarresve/