Video-mesazh ndërgjegjësues/1 Majit – Ditë Ndërkombëtare e Punëtorëve
Në kuadër të 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, CLR publikon një video sensibilizuese mbi rëndësinë e sigurisë dhe shëndetit në punë. Përmes këtij video-mesazhi, sjellim në vëmendje nevojën për vende pune të sigurta, mbrojtje më të madhe për punëmarrësit dhe përgjegjësi institucionale për parandalimin e aksidenteve në punë.
Çdo punëmarrës ka të drejtën për të punuar në kushte të sigurta dhe dinjitoze.