• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Tregu i punës, ILO : E rëndësishme rritja e pagës minimale dhe mjedisi i favorshëm për biznesin

Tregu i punës, ILO : E rëndësishme rritja e pagës minimale dhe mjedisi i favorshëm për biznesin

“Hapja e vendeve të reja të punës ka dy aspekte të rëndësishme. E para ka të bëjë me politikat aktive të tregut të punës dhe e dyta krijimin e një mjedisi të favorshëm për ndërmarrje të qëndrueshme.
Ka një rëndësi të vecantë promovimi i një dialogu sa më efektiv social edhe në nivel rajonal, në mënyrë që të përmirësojmë edhe kontratat kolektive. Si prioritet, është e rëndësishme të merren masa në luftën kundër punësimit të fëmijëve, fuqizimi i strukturave të inspektoratit të punës, të ngrihet paga minimale dhe gjithashtu do doja të përgëzoja qeverinë shqiptare që ka nxjerrë nga informaliteti shumë ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe i ka futur në formalitet”. Kështu u shpreh Heinz Koller, përfaqësuesi i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mbi programin kombëtar të punës 2017-2021 me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Gjatë fjalës së saj ministrja Olta Xhaxhka tha se përmirësimi i tregut të punës ka qenë në qendër të vëmendjes së qeverisë dhe partnerëve socialë.
” Gjatë vitit 2016 zyrat e punësimit ofruan mundësi punësimi për 93,889 persona të papunë; nga këta 49,735 ishin gra.
25,000 u punësuan gjatë 2016, nga të cilët 19,789 u punësuan përmes ndërmjetësimit për punë, ndërsa 5,211 punëkërkues dhe 517 ndërmarrje përfituan përmes programeve të promovimit të punësimit.
Numri i ofertave të punës u rrit në 40,000 në 2016 në krahasim me 35,000 në 2015. 17,000 persona u trajnuan në qendra publike trajnimi, që do të thotë 1,000 më shumë se treguesi strategjik i parashikuar për vitin 2016.
Në një periudhë dy-vjeçare, 14 zyra punësimi në të gjithë vendin janë transformuar rrënjësisht, duke futur në funksionimin e tyre modelin e ri të shërbimit të SHKP-së.
Qeveria ka konsideruar seriozisht ngushtimin e hendekut gjinor të profesioneve për të rritur punësimin e femrave. Grupe të tjerë vulnerabël (p.sh. minoritetet, personat me aftësi të kufizuara, popullsia rurale, etj.) jane trajtuar veçanerisht për të siguruar përfshirjen e tyre në tregun e punës.
Në mes të vitit 2015 një aksion të gjerë për të luftuar informalitetin, me qëllim zbatimin e ligjit për veprimtaritë ekonomike, me qëllimin e dyfishtë për të siguruar një trajtim të drejtë për të gjithë sipërmarrësit dhe punëtorët si edhe ndarjen e barabartë të barrës së taksave dhe mbledhjen e kontributeve për shpenzimet e investimeve publike.
Shqipëria ka bërë një progres të dukshëm në vitet e fundit në lidhje me Sigurinë dhe Shëndetin në vendin e punës falë miratimit të një sërë konventash dhe dokumentash nderkombëtare
Kjo marrëveshje shënon një themel tjetër në ndërtimin e Shqipërisë që duam, duke siguruar politika gjithëpërfshirëse e të shëndosha për më shumë punë, me kushte më të mira dhe aftësi më të larta”, tha ministrja.

ILO ka kontribuar edhe në hartimin e Strategjisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2014- 2020.

5 thoughts on “Tregu i punës, ILO : E rëndësishme rritja e pagës minimale dhe mjedisi i favorshëm për biznesin”

  1. Bilgiler için teşekkür ederim işime son derece yaradı

  2. ai undress says:

    wow, awesome article post.Really thank you! Awesome.

  3. ai undress says:

    A round of applause for your blog.Really thank you! Really Cool.

  4. Jeśli Twój mąż usunął historię czatów, możesz także skorzystać z narzędzi do odzyskiwania danych, aby odzyskać usunięte wiadomości. Oto kilka powszechnie używanych narzędzi do odzyskiwania danych: https://www.xtmove.com/pl/how-do-i-see-text-messages-from-my-husband-on-my-phone/

  5. Maryt says:

    Wonderful analysis! Your insights are very enlightening. For those interested in further details, here’s a link: DISCOVER MORE. Keen to hear your views!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?