• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Të drejtat e punëmarrësve, CLRSD organizon trajnim informues me studentët e Universitetit “New York”-ut

Të drejtat e punëmarrësve, CLRSD organizon trajnim  informues me studentët e Universitetit “New York”-ut

“Të drejtat themelore të punëmarrësve dhe detyrimet e punëdhënësve në marrëdhëniet individuale dhe kolektive të punës. Dialogu social në nivel rajonal dhe në nivel ndërmarrje – të rejat e fundit në legjislacion.”, ishin tema e trajnimit informues që u zhvillua në ambientet e Universitetit të “Neë York”-ut, nga përfaqësues të Qendrës për Marrëdhëniet e Punës dhe Dialogun Social.

Në takim morën pjesë të studentë të fushave  të ndryshme që shumë shpejt do të përballen me punëdhënësin.

Avokati  dhe eksperti i fushës për të drejtat e punës dhe Kodin e Punës Z. Edison Hoxha bëri një prezantim të shkurtër para studentëve, mbi të drejtat dhe detyrimet e tyre në momentin që hyjnë në marrëdhënie pune.

Studentëve iu përcollën shembuj mbi mënyrën e funksionimit të marrëdhënieve punëdhënës-punëmarrës.

Gjithashtu, një pjesë e rëndësishme e diskutimeve u fokusua në shkëputjen e marrëdhënies së punës si nga ana e punëdhënësit dhe e punëmarrësit; se si ishin proçedurat që duheshin ndjekur dhe se si do të ishte qasja e bërë në këto raste.

Mungesa e dialogut të mirëfilltë social në vendin tonë, ishte shqetësimi që ngritën studentet të cilët kërkuan të ishin më aktivë në përpjekjet për të ndryshuar këtë realitet.

Edhe pse me një background të ndryshëm nga fusha juridike studentët kishin informacionin bazë duke sjellë që edhe pyetjet e realizuara ishin shumë të ndihmës për ta, për të sqaruar se çfarë kishin të paqartë rreth legjislacionit në Shqipëri dhe rregullimit të marrëdhënieve të punës.

Kjo solli një diskutim dinamik dhe efektiv.

3 thoughts on “Të drejtat e punëmarrësve, CLRSD organizon trajnim informues me studentët e Universitetit “New York”-ut”

  1. Podczas robienia zdjęć telefonem komórkowym lub tabletem należy włączyć funkcję usługi pozycjonowania GPS w urządzeniu, w przeciwnym razie nie można zlokalizować telefonu komórkowego. https://www.xtmove.com/pl/how-to-track-location-through-mobile-phone-photos/

  2. Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.

  3. Mirandat says:

    This article had me laughing and learning! For those interested, check out: DISCOVER HERE. What’s your take?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?