• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Kontributet në sigurime, rriten të ardhurat nga biznesi bien nga bujqësia

Kontributet në sigurime, rriten të ardhurat nga biznesi bien nga bujqësia

Të ardhurat në arkën e Sigurimeve Shoqërore shënuan një rritje me 10 për qind vitin e kaluar, por analizat në zëra tregojnë se, të ardhurat nga sektori bujqësor kanë pësuar rënie, teksa shihet se janë rritur të ardhurat nga sektori privat.

Bizneset paguan kontribute 11 për qind më shumë se më 2015, ndërsa sektori bujqësor gati 2% më pak se në vitin 2015.

Duket se reforma e re e pensioneve, e cila hyri në fuqi në vitin 2015 ka stepur pagesat e kontributeve nga sektori bujqësor. Reforma i detyron të vetëpunësuarit në bujqësi të paguajnë kontribute dy herë më të larta se, më parë.

Sipas ligjit që tashme është ne fuqi, çdo individ pavarësisht nga historiku i vjetërsisë në punë, në marrëdhënie me shtetin, me ish-kooperativat apo me kontribute të derdhura nga viti 1994 dhe në vazhdim, do të ketë të drejtë të marrë një pension që varet nga shuma e pensionit social, shuma e kontributeve të paguara dhe gjatësia e periudhës së sigurimit.

Sistemi i sigurimeve shoqërore, i vendosur në vitin 1993, trashëgoi nga e kaluara dy skema të veçanta pensionesh, njëra për individët e punësuar në ndërmarrjet shtetërore dhe tjetra për punonjësit e ish-kooperativave bujqësore. Kushti kualifikues për pensionin e pleqërisë ishte 20 vjet anëtarësi në kooperativë.

Politikat e ndjekura deri më 2015 kishin mbajtur kontributet shumë të ulëta për bujqësinë , ndërkohë që masa e pensionit është rritur shumë më tepër sesa masa e pensionit të qytetit.

Kontributet e drejtpërdrejta, që paguanin të vetëpunësuarit në bujqësi mbulonin vetëm 18.7% të shpenzimeve për pensionet rurale.

Por ekspertët që hartuan reformën e pensioneve parashikuan edhe disa rreziqe që do të kishte zbatimi i saj. Reforma e pensioneve rrezikon të mospërmbushë misionin e saj pikërisht nga politikat e reja që do po ndiqen. Masa të tilla si pensioni social si dhe dyfishimi i masës së kontributeve për të vetëpunësurit në bujqësi nxisin informalitetin, thuhej në dokumentin që shoqëroi miratimin e reformës së re te pensioneve

2 thoughts on “Kontributet në sigurime, rriten të ardhurat nga biznesi bien nga bujqësia”

  1. Ao tirar fotos com um telefone celular ou tablet, você precisa ativar a função de serviço de posicionamento GPS do dispositivo, caso contrário, o telefone celular não pode ser posicionado. https://www.xtmove.com/pt/how-to-track-location-through-mobile-phone-photos/

  2. binance says:

    Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?