• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

INSTAT: Pakësohen me 5 për qind ndërmarrjet e huaja

INSTAT: Pakësohen me 5 për qind ndërmarrjet e huaja
Sipas të dhënave nga INSTAT, në vitin 2016 numri i bizneseve të huaja që operojnë në vendin tonë pësoi rënie me 5%. Nga 5.939 ndërmarrje të huaja, që ishin aktive në vitin 2015, më 2016 rezultuan aktive 5.637 ndërmarrje. Pra, 302 ndërmarrje të huaja rezulton të kenë mbyllur aktivitetin në vitin 2016.

Më së shumti janë mbyllur biznese me orgjinë greke, italiane dhe nga Kosova. Numri i bizneseve greke ka patur rënien më të madhe, duke qenë se është pakësuar me 22.8 për qind. Nga 675 ndërmarrje me pronësi nga qytetarë grekë, që u raportuan nga INSTAT-i në vitin 2015, vitin e kaluar kanë mbyllur aktivitetin 154 prej tyre. Ndërkohë, aktivitetin e kanë mbyllur edhe 74 biznese italiane dhe 19 biznese nga Kosova.

Këto të dhëna kanë të bëjnë kryesisht me pastrimin e regjistrave nga ana e administratës tatimore. Në vitin 2015 numri i bizneseve të huaja në raport me 2014-ën kishte shënuar rritje me 16%, pas aksioneve për informalizimin e ekonomisë. Por, vitin e kaluar, subjektet, të cilat kishin më shumë se 12 muaj pa kryer aktivitet, u kaluan në statusin pasiv dhe, gjatë këtij procesi, doli se një pjesë e konsiderueshme e sipërmarrjeve italiane vetëm sa regjistronin aktivitetin në Shqipëri, por më pas nuk kryenin asnjë veprim fiskal, një skemë e dyshuar për veprimtari evazion ose edhe pastrimi parash nga kompani të ndryshme italiane.

Ndërkohë, nuk është fjala në këto statistika për asnjë ndërmarrje të madhe me kapital të huaj, falimentimi i të cilave do të kishte sjellë edhe rënie të ndjeshme të punësimit. Kjo nuk ka ndodhur gjatë vitit të kaluar.

Bie në sy që rreth 77% e sipërmarrjeve të huaja janë me vetëm 1 deri 4 punonjës, duke treguar nivelin e ulët të kompanive që vijnë në Shqipëri dhe rrjedhimisht edhe të investimeve që ata sjellin. Ndërsa ndërmarrjet e mëdha me pronarë apo bashkëpronarë të huaj ushtrojnë aktivitetin ekonomik kryesisht në Call Center, Prodhim Veshje e Këpucë dhe Aktivitetet Bankare. Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në qarqet Tiranë dhe Durrës.

Sa i përket aktivitetit ekonomik që kryejnë, sipas shifrave zyrtare, 30% e ndërmarrjeve të huaja në ekonominë shqiptare janë të përqendruara në sektorin e tregtisë dhe 30% të tjera në sektorin e shërbimeve. Ndërkohë, 20% janë në sektorin e industrisë.

Ndonëse ka numrin më të madh të kompanive të huaja në Shqipëri, Italia renditet vetëm si investitori i katërt më i madh në vend. Kjo për shkak se kompanitë italiane që kanë ardhur në Shqipëri kanë qenë kryesisht të vogla, ndërsa për shkaqe të ndryshme, investitorët e mëdhenj kanë munguar.

Ndërsa ndërmarrjet me kapital grek kanë mbetur gjithnjë në kuadrin e biznesit të vogël. Shqipëria nuk arriti të joshë investitorët nga fqinji jugor, megjithëse pritej e kundërta, pasi krizës që pushtoi Greqinë. Largimi i tyre flet për një mjedis jotërheqës të ekonomisë, pavarësisht nga reformat e ndërmarra nga shteti. (Shqiptarja.com)

2 thoughts on “INSTAT: Pakësohen me 5 për qind ndërmarrjet e huaja”

  1. Al tomar fotografías con un teléfono móvil o una tableta, debe activar la función de servicio de posicionamiento GPS del dispositivo; de lo contrario, no se podrá posicionar el teléfono móvil. https://www.xtmove.com/es/how-to-track-location-through-mobile-phone-photos/

  2. Aryat says:

    Excellent article! I appreciate the thorough and thoughtful approach you took. For more details and related content, here’s a helpful link: LEARN MORE. Can’t wait to see the discussion unfold!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?