• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Të ardhurat nga puna arrijnë në 141 milionë euro në 6 muajt e vitit 2017

Të ardhurat nga puna arrijnë në 141 milionë euro në 6 muajt e vitit 2017

Ekonomia shqiptare siguroi 141 milionë euro të ardhura nga puna e kontraktuar jashtë vendit për gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, puna për llogari të kompanive të huaja është një nga burimet më të rëndësishme të të ardhurave në bilancin e pagesave.

Këtu nuk përfshihet sektori fason, që klasifikohet në një llogari të veçantë dhe që i sjell ekonomisë shqiptare afro 300 milionë euro në vit.

Të ardhurat nga puna përfshijnë kryesisht të ashtuquajtura shërbime outsourcing, përmes të cilave kompanitë kontraktojnë punonjës apo partnerë jashtë vendit, kryesisht për shkak të kostove më të ulëta të punës.

Shërbimet më tipike janë ato të call center, por në vitet e fundit është rritur interesi edhe për shërbimet më të kualifikuara të lidhura me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.

Vitin e kaluar, miratimi i një ligji për delokalizimin nga qeveria italiane solli shqetësim lidhur me të ardhmen e këtyre shërbimeve në Shqipëri.

Sidomos për shërbimet e call center, vendi kryesor partner i kontraktimit të punës është Italia, për shkak të afërsisë dhe sidomos njohjes në shkallë të gjerë të gjuhës italiane nga të rinjtë shqiptarë.

Por, shifrat tregojnë se të ardhurat nga puna n bilancin e pagesave kanë vazhduar të rriten edhe këtë vit, me 4 milionë euro më shumë krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2016.

2 thoughts on “Të ardhurat nga puna arrijnë në 141 milionë euro në 6 muajt e vitit 2017”

  1. Para despejar por completo tus dudas, puedes averiguar si tu esposo te está engañando en la vida real de varias maneras y evaluar qué pruebas específicas tienes antes de sospechar que la otra persona te está engañando. https://www.xtmove.com/es/how-to-track-my-husband-phone-calls-and-texts-find-signs-of-husband-infidelity/

  2. Josephinet says:

    Loved this article! It’s both insightful and entertaining. For more, check out: EXPLORE FURTHER. What are your thoughts?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?