• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Statusi i naftëtarit, Felaj: Ja rregullat e përfitimit

Statusi i naftëtarit, Felaj: Ja rregullat e përfitimit

Qeveria miratoi një vendim për rregullat e përfitimit të statusit të naftëtarit. Sipas ministres Ermonela Felaj, nga ky vendim i jep përfitime naftëtarëve që janë aktualisht në punë, për sa i takon të drejtës për të dalë në pension të parakohshëm pleqërie.

“Ligji për statusin e naftëtarëve, u njeh përfitime naftëtarëve që janë aktualisht në punë, përsa i takon të drejtës për të dalë në pension të parakohshëm pleqërie.

Naftëtarëve të pa punë u njihet e drejta për tu ripunësuar me përparësi, dhe nëse plotësojnë dhe kushtet që ligji përcakton shprehimisht, kanë të drejtë të përfitojnë dhe një pagë që është sa 80% e pagës minimale në shkallë vendi.

Ligji i njeh përfitim të gjithë naftëtarëve që kanë dalë në pension. Sipas viteve të vjetërsisë në punë do përfitojnë nga 1-40% shtesë në masën e pensionit që marrin aktualisht”, bëri të ditur ministrja Felaj.

Ajo sqaroi dhe disa procedura për të përfituar statusin e naftëtarit.

Sipas Felajt, për pajisje me dëshmi zyrtare identifikuese do të duhet tu drejtohen me kërkesën përkatëse ndërmarrjes ku kanë punuar përkundrejt paraqitjes së dokumentit të njehësuar të librezës së punës.

Ndërmarrja do të pajisë naftëtarin apo ish naftëtarin me vërtetimin e posaçëm zyrtar me të cilin do të përcaktohen punët e kryera dhe kohëzgjatja e tyre. Ky vërtetim do të dorëzohet nëministrinë e Energjisë dhe Industrisë dhe kjo e fundit do të bëjë konfirmimin përfundimtar të statusit.

Ndërkaq, për të gjithë ish naftëtarët që kanë dalë në pension, për këtë qëllim duhet ti drejtohen degëve rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore ku është depozituar dhe libreza e tyre e punës

One thought on “Statusi i naftëtarit, Felaj: Ja rregullat e përfitimit”

  1. Mobile phone remote monitoring software can obtain real – Time data of the target mobile phone without being discovered, and it can help monitor the content of the conversation. https://www.xtmove.com/track-the-location-of-another-phone-without-being-detected/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?