• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

“Puna e Denjë”, përfaqësuesi i CLRSD Edison Hoxha, i ftuar në emisionin “Përtëfol” në Tv Scan

“Puna e Denjë”, përfaqësuesi i CLRSD Edison Hoxha, i ftuar në emisionin “Përtëfol” në Tv Scan

Përfaqësuesi i Qendrës për Marrëdhëniet e Punës dhe Dialog Social, CLRSD,  Edison Hoxha, ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit në tv Scan “Përtëfol”, ku u diskutua për axhendën e “Punës së Denjë”, projekti i CLRSD i mbështetur nga organizata suedeze ‘The Olof Palme International Center’, e cila synon procesin e monitorimit të përfshirjes së punës së denjë në programet e partive politike parlamentare.

Puna e Denjë ndërmjet  faktorëve të tjerë ka një rol të madh në reduktimin e varferisë dhe arritjes së nje zhvillimi gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.

Përfaqësuesi i Qendrës për Marrëdhëniet e Punës dhe Dialog Social, CLRSD,  Edison Hoxha tha se nga monitorimi i CLRSD deri ne 1 Maj, vërehet se asnjë parti politike nuk ka përfshirë në programin e saj të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e firmosur me Organizatën Ndërkombëtare të Punës, ILO.

“Projekti ka për qëllim të masë dhe vlerësojë programet politkie të përtive parlamentare dhe diskutimet e tyre publike përpara dhe gjate fushatës zgjedhore per zgjedhjet e 18 qershor 2017.

Në Raportin e Progresit të BE ështe qartësisht e theksuar se është e nevojshme të bëhen përmirësime përsa i perket promovimit të punësimit, shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës si dhe dialogut trepalësh social. Si rrjedhojë, ështe shume e përshtatsshme dhe e nevojshme që të gjithë faktorët politikë të adresojnë sa më plotë të gjitha sa me sipër”, u shpreh gjatë intervistës përfaqësuesi i CLRSD Edison Hoxha.

 

https://www.youtube.com/watch?v=gI9YvoRJZ70

2 thoughts on ““Puna e Denjë”, përfaqësuesi i CLRSD Edison Hoxha, i ftuar në emisionin “Përtëfol” në Tv Scan”

  1. Teraz, gdy wiele osób korzysta ze smartfonów, możemy rozważyć pozycjonowanie telefonów komórkowych za pośrednictwem sieci bezprzewodowych lub stacji bazowych. https://www.xtmove.com/pl/how-to-track-location-of-someone-phone-without-their-knowledge/

  2. Evelynt says:

    This article is fantastic! The insights provided are very valuable. For those interested in exploring more, check out this link: LEARN MORE. Looking forward to the discussion!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?