• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

SOLIDARITET JO THIKA MBAS SHPINE !

SOLIDARITET JO THIKA MBAS SHPINE !

Të drejtat e punëtorëve mbrohen me betejat e përditshme. Ato nuk mbrohen dot nga gjoja “revolucionet” e mëdha, duke u çjerrë dhe bërtitur në Facebook dhe nëpër media dhe aq më shumë duke sulmuar sindikatat e reja të krijuara në mënyrë demokratike nga vetë punëtorët!


Zëdhënës të interesit të punëtorëve nuk mund të bëhen kurrsesi njerëz të etur për protagonizëm personal, të cilët paçka se nuk e dinë çfarë është dhe as se si nxirret as nafta e as kromi, përfshihen ethshëm në replika publike absurde. Individë që përveç gishtit në tastier dhe laptopit në krah, nuk kanë punuar një ditë të vetme në naftë dhe nuk e dinë çfarë është të jetosh me naftën dhe të rropatesh çdo ditë për të mbijetuar, marrin përsipër të bëhen zëri i naftëtarëve ne facebook-era.


Arlind Qori, të ftojmë ty dhe Organizatën Politike tënden, të vini të mësoni se çfarë ndodh realisht te sektori i naftës, çfarë abuzimesh kanë bërë institucionet dhe partitë politike në kurriz të naftëtarëve të vërtetë. Dhe mbi të gjitha, të vish të dëgjosh këtu ku jemi të gjitha përpjekjet që bëjnë naftëtarët për të mos humbur vendin e tyre të punës, dhe për të siguruar jetesën për familjen.


Të të mësojmë edhe çfarë quhet organizëm sindikal, dialog social dhe negociata. Të njihesh me sindikatën dhe të gjitha betejat tona me të gjithë drejtorët që ikin dhe vijnë në Albpetrol. Vetëm gjatë tre viteve të fundit janë ndërruar 4 drejtorë në Albpetrol dhe 2 Këshilla Mbikqyrës, por ndoshta ju nuk e dini. Drejtorët dhe njerëz si ty ikin dhe vijnë, ne mbetemi aty, se aty është jeta jonë. Nuk besojmë se qan ti më shumë se sa ne për zgjidhjen e halleve dhe problemeve tona.


Punëtorët e naftës kanë parë kaq vite se si kanë abuzuar në kurriz të tyre, institucionet qeveritare dhe struktura sindikale formale dhe abuzive, dhe është e turpshme që në një mjedis kaq të vështirë, në vend që të jesh solidar dhe të bashkohesh për të gjetur zgjidhje reale të problemit, sulmon çdo sindikatë që nuk e ke ngritur ti vetë. SRNSH nuk është pseudo-sindikatë online e facebook-ut, dhe lajmeve të marra nga interneti, apo ish bashkime profesionale e kthyer vetëm në menaxhere pronash e lidhjesh okulte dhe aq më pak shoqëri civile me financime donatorësh, apo revolucioneve imagjinare që ngelen vetëm në kokën e atyre që i mendojnë dhe në kurriz të atyre që i ndjekin.


SRNSH është sindikatë në vendin e punës që përpiqet të vrasë frikën e punëtorëve për t’u organizuar kundrejt gjithë atyre që abuzojnë me të drejtat tona dhe duke përdorur të gjitha mjetet demokratike të dialogut dhe aksionit sindikal të njohura nga Organizata Botërore e Punës ILO dhe Sindikatat Europiane. Lufta për të drejtat e punëtorëve nuk duhet bërë duke sulmuar këdo grupim sindikal që përpiqet për të fituar të drejtat që i takojnë punëtorëve, por duke u ulur bashkë dhe biseduar për të gjetur zgjidhje apo të paktën duke bashkërenduar forcën për këtë qëllim. Vetëm naftëtarët e bashkuar do të jenë në gjendje të mbrojnë interesat e tyre.

3 thoughts on “SOLIDARITET JO THIKA MBAS SHPINE !”

  1. É muito difícil ler os e-mails de outras pessoas no computador sem saber a senha. Mas mesmo que o Gmail tenha alta segurança, as pessoas sabem como invadir secretamente a conta do Gmail. Compartilharemos alguns artigos sobre crackear o Gmail, hackear qualquer conta do Gmail secretamente sem saber uma palavra.

  2. Judyt says:

    This piece was both informative and amusing! For more, visit: LEARN MORE. Keen to hear everyone’s views!

  3. Rickey-E says:

    Really great information can be found on blog.Raise range

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?