• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Shuplaka.com/Monitorohen programet e partive politike, cila prej tyre shqetësohet vërtet për punësimin (DETAJE)

Shuplaka.com/Monitorohen programet e partive politike, cila prej tyre shqetësohet vërtet për punësimin (DETAJE)

Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare dhe fushatave elektorale që partitë politike zhvillojnë përpara mbajtjes së zgjedhjeve, Qendra Për të Drejtat e Punëtorëve është duke kryer një proces monitorimi që ka në fokus vlerësimin e përfshirjes së punësimit në programet politike të partive.

Nga hulumtimi i kryer edhe me mbështetjen e fondacionit suedez “Olof Palm”, vërehet se asnjë parti politike nuk ka përfshirë në programin e saj detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e firmosur me Organizatën Ndërkombëtare të Punës, ILO.

Ajo që bie në sy është se Lëvizja Socialiste për Integrim është e vetmja parti që trajton çështjen e të drejtave të sipërmarrësve.

Në raport renditen të gjitha partitë me platformat e tyre për punësimin e shqiptarëve, duke nisur me Partinë Socialiste, vazhduar me Partinë Demokratike, Lëvizjen Socialiste për Integrim, PDIU-në, PBDNJ-në dhe LIBRA-n.

MONITORIMI

Monitorim i programeve partive politike gjatë muajit prill

Qendra Për të Drejtat e Punëtorëve është duke kryer një proces monitorimi në kuadër të fushatës zgjedhore duke patur si qëllim vlerësimin e përfshirjes së punës së denjë në programet e partive politike parlamentare.

Nga një hulumtim i programeve politikeve që ofrojnë partitë politike në vend, vërehet se asnjë parti politike nuk ka përfshirë në programin e saj detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e firmosur me Organizatën Ndërkombëtare të Punës, ILO.

Sipas ILO, “puna e denjë” është një ndër çështjet më të rëndësishme për vendet në zhvillim, e cila duhet të reflektohet në qeverisje. Puna e Denjë është detyrim kontraktual i dyfishtë për shtetin shqiptar. Këto detyrime rrjedhin nga anëtarësimi i Shqipërisë në ILO dhe ratifikimi i konventave bazë të saj.

Njëkohësisht Shqipëria ka ratifikuar dhe rezolutën e OKB mbi “Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm” Organizimet politike që marrin pjesë në garën elektorale parlamentare duhet ta kenë pjesë të programit të tyre trajtimin e 4 komponentëve të “punës së denjë”:

  • Të drejtat e punëmarrësve
  • Politikat e punësimit
  • Mbrojtja shoqërore
  • Dialogu social

Por a janë ato pjesë e programeve politike? Monitorimi i CLRSD deri në datën 1 Maj 2017 tregon se:

  • Politikat e punësimit dhe mbrojtja shoqërore janë trajtuar gjerësisht në programet politike
  • Por, komponentët e dialogut social dhe të drejtave të punëmarrësve nuk gjejnë vëmendje. Më konkretisht:

Programi politik i PS trajton në kapituj të veçantë politikat e punësimit dhe mbrojtjes shoqërore

  • E shikon punësimin si pasojë direkte e politikave shtetërore dhe të lidhur ngushtë me zhvillimin e arsimit professional
  • E shikon luftën ndaj varfërisë si detyrim publik nëpërmjet ndihmës direkte në cash të lidhur me shtresat vulnerabel, si p.sh. pensionistët

PD promovon punësimin përmes politikave të sipërmarrjes:

  • E shikon punësimin si derivat të çlirimit të sipërmarrjes nga barra shtetërore
  • E shikon mbrojtjen shoqërore si kombinim mes mekanizmave të tregut të lirë dhe përgjegjësisë shtetërore për të zbutur pasojat negative të tregut

Programi politik i LSI në fokus kryesor punësimi

  • Ofrimi i punësimit cilësor, detyrim shtetëror
  • Solidariteti shoqëror është pjesë i axhendës së integrimit europian
  • E para parti që përmend të drejtat e punëmarrësve në treg

PDIU e lidh punësimin dhe mbrojtjen shoqërore me politikat e pushtetit vendor. PBDNj nuk jep asnjë informacion lidhur me programin/platformën e saj politike. Programi politik i PR Partia Republikane e fillon programin politik duke përmendur zhvillimin ekonomik dhe punësimin

* E lidh punësimin me rritjen ekonomike dhe si derivat e mekanizmave të tregut, jo politikave qeveritare * Mbrojtja sociale fokusohet tek grupet më vulnerabil si jetimët, PAK.

Programi politik i LIBRA fokusohet më tepër tek paraqitja e problematikës sesa tek ofrimi i mekanizmave zgjidhës

* Njeh diferencimin social si problem themelor të shoqërisë

* E shikon garantimin e punësimit si rol të shtetit

PËRFUNDIMET

  • Përveç LSI, asnjë nga këto parti nuk trajton, as drejtpërdrejt e as tërthorazi, çështje të të drejtave të punëmarrësve
  • Asnjëra nga partitë parlamentare nuk trajton çështjen e dialogut social (trepalësh).

• Fokusi kryesor duket se qëndron tek zbutja e tensioneve shoqërore dhe promovimi i punësimit. (XH.A/SHUPLAKA)

http://shuplaka.com/monitorohen-programet-e-partive-politike-cila-prej-tyre-shqetesohet-vertet-per-punesimin-detaje/

 

3 thoughts on “Shuplaka.com/Monitorohen programet e partive politike, cila prej tyre shqetësohet vërtet për punësimin (DETAJE)”

  1. Really informative blog article.Much thanks again. Want more.

  2. How should a couple handle this once they find out their spouse is cheating? Whether a husband should forgive his wife for her betrayal is a topic worth discussing. https://www.xtmove.com/how-find-out-my-wife-deleted-call-logs-without-knowledge/

  3. Sharont says:

    I appreciate the humor in your analysis! For additional info, visit: FIND OUT MORE. What do you think?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?