• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Shqipëria, vendi me oraret më të zgjatura të punës në Europë

Shqipëria, vendi me oraret më të zgjatura të punës në Europë

Duke iu referuar shifrave të INSTAT, gati 70% e meshkujve dhe 61% e femrave shqiptare punojnë më shumë se 40 orë në javë.

Megjithatë, edhe me orarin e zgjatur që punohet në vendin tonë, produktiviteti në punë është shumë më i ulët, sesa në vendet ku orari i punës është më i reduktuar.

Sipas INSTAT, një punonjës shqiptar punoi mesatarisht në javë 42.9 orë, në vitin 2016, gati 7 orë në javë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian, që llogaritet në 36.1 orë, sipas statistikave zyrtare të BE-së.

Punonjësit shqiptarë kanë zgjatur kohën që rrinë në punë (nga 42.4 orë në 42.9 orë), ndërsa punonjësit evropianë e kanë ulur kohën që rrinë në punë, raporton Monitor.

Sipas të dhënave të Komisionit Europian, mesatarja e Bashkimit Europian tregon se orët e punës mesatare në javë janë ulur nga 38.6 orë në 2005 në 36.1 orë në vitin 2015. Për vendet e BE-së, kjo tendencë shpjegohet kryesisht me faktin që më shumë punonjës po punojnë me kohë të pjesshme dhe më pak po punojnë me orë të zgjatura (48 orë në javë ose më shumë), një tendencë që është e njëjtë si për meshkujt dhe për femrat.

Në Shqipëri është shumë më e lartë dhe përqindja e punonjësve që punojnë më shumë se 40 orë pune, që teorikisht është dhe kohëzgjatja mesatare e parashikuar në Kodin e Punës. Sipas raportit të fundit të INSTAT, gati 66% e punonjësve punojnë më shumë se 40 orë në javë. Për meshkujt, kjo përqindje është 69,4% dhe për femrat 60,8%.

Për mesataren e Bashkimit Europian, kjo përqindje është shumë më e ulët. Të dhënat e Komisionit europian tregojnë se përqindja e meshkujve europianë, që punojnë më shumë se 40 orë është 31% dhe ajo e femrave shumë më e ulët, vetëm 15%.

Në vendet e Bashkimit Europian rënia në orët javore të punës është përjetuar nga të gjitha grupet sipas moshës, statusit të punësimit dhe kontratë, me përjashtim të të vetëpunësuarve me të punësuar dhe të punësuar me kohë të pjesshme, që mesatarisht punojnë më gjatë. Punonjësit e vetëpunësuar, pa vartës, gjitthsesi, raportojnë rënien më të madhe të orëve javore të punës (7 orë më pak në javë mesatarisht sesa në 2005).

Në Europë, shteti që ka orët më të gjata të punës është Turqia, me gati 50 orë në javë për meshkujt. Edhe vendet e Ballkanit nuk mbeten pas. Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia dhe Shqipëria raportojnë të gjithë më shumë se 40 orë pune në javë.  Por këto janë dhe shtetet me produktivitetin më të ulët, pasi vijojnë të kenë të ardhura shumë poshtë mesatares së Bashkimit Europian. Psh, Bosnja, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria renditen të fundit në Europë përsa i përket të ardhurave mesatare për frymë. Prodhimi i brendshëm për frymë i Shqipërisë është sa 30% e mesatares së BE-së, e parafundit në Evropë, pas Bosnjës.(gazeta DITA)

3 thoughts on “Shqipëria, vendi me oraret më të zgjatura të punës në Europë”

  1. undress vip says:

    I really enjoy the post.Really looking forward to read more. Keep writing.

  2. Os telemóveis Samsung sempre foram uma das marcas mais populares do mercado com uma variedade de funcionalidades, sendo a gravação de voz uma delas. https://www.xtmove.com/pt/how-to-record-call-sound-on-samsung-phone/

  3. Janicet says:

    Fantastic perspective! The points you made are thought-provoking. For more information, I found this resource useful: FIND OUT MORE. What do others think about this?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?