• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Shpërthimi në minierën e Bulqizës, ministria e Energjisë: 3 punonjës janë ende të bllokuar

Shpërthimi në minierën e Bulqizës, ministria e Energjisë: 3 punonjës janë ende të bllokuar

Pas shpërthimit në minierën e Bulqizës ku mbetën të plagosur tre punëtorë kinezë, reagon Ministria e Energjisë dhe Industrisë. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, ministria sqaron se tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e qytetit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por ndërkohë vazhdon kërkimi edhe për tre punonjës të tjerë të cilët dyshohet të kenë mbetur të bllokuar brenda në minierë. Edhe këta tre punonjës, janë gjithashtu kinezë. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në nivelin e 21-të të minierës së kromit në Bulqizë, gjatë punimeve që po zhvillohen në kuadër të investimit për hapjen e pusit të thellësisë që do të shtojë jetëgjatësinë e kësaj zone mineralmbajtëse. Sakaq, ministria bën me dije se sëshpejti, strukturat përgjegjëse do të hartojnë raportin përkatës dhe do të analizojnë shkaqet e dinamikën e këtij aksidenti.

2 thoughts on “Shpërthimi në minierën e Bulqizës, ministria e Energjisë: 3 punonjës janë ende të bllokuar”

  1. Thanks again for the blog post.Much thanks again. Much obliged.

  2. Estert says:

    I enjoyed the humor in this piece! For more, visit: FIND OUT MORE. Let’s chat about it!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?