• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Qendra e Punës, CLRSD: Nxisim qeverinë të miratojë “Statusin e minatorit”

Qendra e Punës, CLRSD: Nxisim qeverinë të miratojë “Statusin e minatorit”

Qendra për Marrëdhëniet e Punës dhe Dialogun Social (CLRSD) përshëndet gatishmërinë e shprehur nga qeveria për shqyrtimin e projektligjit të përgatitur prej sindikatave të minatorëve. CLRSD është angazhuar prej disa javësh në bisedime konkrete me përfaqësues të sindikatave, Ministrisë së Energjisë e Industrisë ashtu sikurse Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për nxitjen e hapave konkrete që synojnë miratimin e statusit të minatorit.

Në këtë funksion, CLRSD ka bashkëpunuar dhe ofruar konsulencën e saj për sindikatat në formulimin e një drafti të përbashkët me propozimet konkrete të cilat ti paraqiteshin qeverisë. Qendra për Marrëdhëniet e Punës dhe Dialogun Social do të vazhdojë të jetë në kontakt me institucionet përkatëse për shtyrjen përpara të diskutimit të draftit në nivel ndërministror, miratimin e tij në Këshillin e Ministrave e më pas në Parlament.

Shprehim bindjen se shtresa e punëtorëve në industrisë minerare janë ndër më emergjentët për tu trajtuar me një status të posaçëm i cili të garantojë trajtimin e denjë sipas praktikave më të mira evropiane.

2 thoughts on “Qendra e Punës, CLRSD: Nxisim qeverinë të miratojë “Statusin e minatorit””

  1. Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.

  2. Wow, great article post.Really thank you! Cool.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?