• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Protesta e naftëtarëve, ministrat Gjiknuri e Ahmetaj ofrojnë zgjidhje të përkohshme

Protesta e naftëtarëve, ministrat Gjiknuri e Ahmetaj ofrojnë zgjidhje të përkohshme

Sot, në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj zhvilluan një takim me një përfaqësi të punëtorëve të Rafinerisë së Naftës në Ballsh dhe Fier dhe përfaqësuesit e Sindikatës së Naftëtarëve.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e sindikatës parashtruan kërkesat e mëposhtme:
1. Kryerja e pagesës për muajin Nëntor;
2. Sqarimin e problematikës në lidhje me përfitimin e statusit të naftëtarit;
3. Krijimin e infrastrukturës shëndetësore për trajtimin e sëmundjeve profesionale në Qarkun e Fierit;
4. Gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike për të ardhmen e rafinerisë.

Ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj theksuan edhe njëherë faktin se rafineria është tanimë një ndërmarrje në pronësi e përgjegjësi private, e për pasojë është detyrim ligjor dhe kontraktual i punëdhënësit privat të respektojë të gjitha detyrimet sipas legjislacionit në fuqi.

Institucionet shtetërore, duke marrë parasysh problematikën e parashtruar nga qytetarët e Bashkisë së Ballshit, por edhe shqetësimet e bëra publike nga Sindikata e Naftëtarëve, janë angazhuar me seriozitet të plotë dhe në mënyrë të vazhdueshme që nga njëra anë punëdhënësi privat të plotësojë të gjitha detyrimet kontraktuale ndaj punonjësve dhe nga ana tjetër të drejtat e punonjësve të garantohen sipas ligjit

Me kërkesë të Sindikatës së Naftëtarëve, në takim u ftua dhe mori pjesë edhe administratori i kompanisë private IRTC, i cili garantoi përfaqësinë e punonjësve se brenda ditës së nesërme do të paguajë pagën e plotë të muajit Nëntor.

Në lidhje me Statusin e Naftëtarit, përfaqësia e punonjësve të Rafinerisë së Naftës në Ballsh do të punojë ngushtësisht me grupin e punës të ngritur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për të përmbyllur në një kohë sa më të shpejtë aplikimet ligjore për përfitimin e statusit.

Sa i përket të ardhmes së kësaj rafinerie dhe sektorit të përpunimit të naftës në përgjithësi, ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj i bënë edhe një herë me dije përfaqësisë së punonjësve se rafineria është në pronësi private, por institucionet shtetërore do të shohin mundësinë e thithjes së investitorëve seriozë në sektorin e përpunimit, në mënyrë që kjo industri të ketë një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Në të njëjtën kohë, kërkesës së punonjësve për ngritjen e një pavioni të specializuar për sëmundjet profesionale të naftës në Spitalin e Fierit, ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj iu përgjigjën me garancinë se plani i investimeve në sektorin e shëndetësisë në Qarkun e Fierit do të marrë përmbajë edhe këtë prioritet.

Palët ranë dakord për të qëndruar në kontakt të vazhdueshëm dhe komunikim të drejtëpërdrejtë në ditët në vijim, me shpresën e një zgjidhjeje sa më të mirë dhe afatgjatë.

One thought on “Protesta e naftëtarëve, ministrat Gjiknuri e Ahmetaj ofrojnë zgjidhje të përkohshme”

  1. Que dois-je faire si j’ai des doutes sur mon partenaire, comme surveiller le téléphone portable du partenaire? Avec la popularité des téléphones intelligents, il existe désormais des moyens plus pratiques. Grâce au logiciel de surveillance de téléphone mobile, vous pouvez prendre des photos à distance, surveiller, enregistrer, prendre des captures d’écran en temps réel, la voix en temps réel et afficher les écrans du téléphone mobile. https://www.xtmove.com/fr/how-to-monitor-my-partner-cell-phone-without-target-phone/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?