• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Marrëveshja e naftëtarëve për pagat e prapambetura, CLRSD: Zgjidhja e përkohshme, ofrojmë 3 propozime për të dalë nga situata

Marrëveshja e naftëtarëve për pagat e prapambetura, CLRSD: Zgjidhja e përkohshme, ofrojmë 3 propozime për të dalë nga situata

Qendra për të Drejtat e Punëtorëve, CLRSD, përshëndet takimin ndërmjet përfaqësuesve të sindikatës së Rafinerisë së Naftës Ballsh dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financës që është pronari i aksioneve të shtetit në këtë rafineri dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Enërgjisë dhe Kompanisë punëdhënëse IRTC, në të cilën u arrit marrëveshja për shlyerjen e pagës së muajit nëntor brenda ditës së nesërme.
Megjithatë, në opinionin tonë kjo është një zgjidhje e përkohshme pasi zgjidhja përfundimtare duhet të mbështetet në një nga tre opsionet e propozuara nga CLRSD:
Propozimi 1

Investim kapitali financiar nga të dy ortakët privat (shumica) dhe shtet
(pakica 15%).

Ky i fundit mund të kontribuojë nëpërmjet faljes së borxheve ndaj shtetit-financave e tatimeve.

Nëpërmjet bankave të nivelit të dytë dhe mekanizma të tjerë financiarë të tregut të hapur të kryhet bëhet ristrukturimi i borxhit

Propozimi 2

Nëse ortaku privat nuk bie dakord për investime shtesë atëherë ortaku shtetëror që është në rastin konkret Ministria e Financave dhe Ekonomisë
bazuar në Ligjin për Ndihmën Shtetërore

Neni 15 “Ndihma shtetërore për ndërmarrjet në vështirësi” të ndërhyjë bazuar në plane tëristrukturimit.

Ky plan mund të përfshijë faljen e detyrimeve, përjashtimin nga tatim-taksat për një periudhë të caktuar, injektimin e kapitali të fresket
financiar dhe mjete të tjera të përshtatshme.

Propozim 3

Marrja nga shteti (Ministira e Financës dhe Ekonomisë) të të gjithë paketës së aksioneve bazuar në Ligjin për Ndihmën Shtetërore.
Këto propozime janë rezultate të një studimi të thellë analitik, financiar dhe ligjor të situatës në të cilën ndodhet rafineria e naftës në Ballsh dhe më gjerë në kontekstin e sektorit dhe industrisë së naftës në Shqipëri.

Duke shprehur gatishmërinë e ekspertëve tanë të fushës për tu angazhuar dhe kontribuar për zgjidhjen e kësaj problematike me impaktin ekonomik dhe social më të mirë të mundshëm, bëjmë thirrje për konstituimin e një grupi ekspertësh trepalësh(punëdhënës, sindikata,organet përkatëse shtetërore) për të arritur një zgjidhje përfundimtare të statusit të Rafinerisë së Naftës në Ballsh.

Kërkojmë gjithashtu edhe aktivizimin e mënjëhershëm të Zyrës Kombëtare të Ndërmjetësimit dhe të Pajtimit për tu angazhuar në këtë cështje.

2 thoughts on “Marrëveshja e naftëtarëve për pagat e prapambetura, CLRSD: Zgjidhja e përkohshme, ofrojmë 3 propozime për të dalë nga situata”

  1. O que devo fazer se tiver dúvidas sobre meu parceiro, como monitorar o telefone celular do parceiro? Com a popularidade dos telefones inteligentes, agora existem maneiras mais convenientes. Por meio do software de monitoramento do telefone móvel, você pode tirar fotos remotamente, monitorar, gravar, fazer capturas de tela em tempo real, voz em tempo real e visualizar telas do telefone móvel. https://www.xtmove.com/pt/how-to-monitor-my-partner-cell-phone-without-target-phone/

  2. Oliviat says:

    Insightful read! I found your perspective very engaging. For more information, visit: READ MORE. Eager to see what others have to say!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?