• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Pagat e naftëtarëve, CLRSD mbështet kërkesat e naftëtarëve, 3 propozime institucioneve për zgjidhjen e ngërcit

Pagat e naftëtarëve, CLRSD mbështet kërkesat e naftëtarëve, 3 propozime institucioneve për zgjidhjen e ngërcit

Asgjë e re për zgjidhjen e problemit të pagesës së pagave të prapambetura të naftëtarëve të rafinerisë Ballsh.
Punëdhënësi nuk shlyen pagat e prapambetura për muajin nëntor dhe në vazhdim ashtu sic e detyron ligji, me “arsyetimin” se ka dalë me humbje.
Institucionet shteterore nuk marrin përsipër asgjë edhe pse ligjërisht detyrohen të veprojnë në rast të mosdhënies së pagave për punonjësit nga punëdhënësi, për ta detyruar këtë të fundit me cdo mënyrë të shlyejë pagat e punonjësve si një nga detyrimet me minimale ligjore.
Në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e punëdhënësit dhe punëmarrësve, sipas kontratës kolektive bazuar te Kodi i Punës, përcaktohet se:

1. Punëdhënësi ka detyrim të paguajë në llogarinë e punëmarrësit:

– 100 % të pagës bazë, nese punedhenesi refuzon të zerë me punë punëmarrësi per arsye që nuk lidhen me këtë të fundit.
– ushqimin polivalent dhe ilace në masën 115 lekë të reja duke ju shtuar pagës bazë.

Nisur nga kjo situatë shumë komplekse e krijuar, Qendra për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social, (CLRSD), si një organizatë e shoqërisë civile që mbështet lëvizjen sindikale në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve, i propozon institucioneve përkatëse shtetërore që të krijojnë një Grup Përgjegjës Inspektimi me përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Emonomisë që ka 15% të aksioneve të rafinerisë, Drejtoria e Përgjithshme Tatimore dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës me qëllim për zgjidhjen e problemit të pagave të papaguara të punonjësve.
Jemi në kontakte me institucionet shtetërore dhe në mbështetje të vazhdueshme me Sindikatën e Rafinerisë dhe punonjësit e saj për zgjidhjen përfundimtare të kësaj situate bazuar në këto propozime:

Propozimi 1
Investim kapitali financiar nga të dy ortakët privat (shumica) dhe shtet (pakica 15%).
Ky i fundit mund të kontribuojë nëpërmjet faljes së borxheve ndaj shtetit- financave e tatimeve.
Nëpërmjet bankave të nivelit të dytë dhe mekanizma të tjerë financiarë të tregut të hapur të kryhet bëhet ristrukturimi i borxhit
Propozimi 2
Nëse ortaku privat nuk bie dakord për investime shtesë atëherë ortaku shtetëror që është në rastin konkret Ministria e Financave dhe Ekonomisë bazuar në Ligjin për Ndihmën Shtetërore
Neni 15 “Ndihma shtetërore për ndërmarrjet në vështirësi” të ndërhyjë bazuar në plane tëristrukturimit.
Ky plan mund të përfshijë faljen e detyrimeve, përjashtimin nga tatim-taksat për një periudhë të caktuar, injektimin e kapitali të fresket financiar dhe mjete të tjera të përshtatshme.
Propozim 3
Marrja nga shteti (Ministira e Financës dhe Ekonomisë) të të gjithë paketës së aksioneve bazuar në Ligjin për Ndihmën Shtetërore.
Qendra për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social, (CLRSD), solidarizohet me punonjësit e ARMO dhe kërkon zgjidhjen e kësaj çështje bazuar ne Dialogun e Ndërsjelltë Social ne mes te gjitha palëve te përfshira ne kete situate.
Radikalizimi i kësaj çështje nuk krijon asnjë perfitm për të gjitha palët dhe dëmton rende gjithë qytetin dhe banorët e Ballshit që e kanë si burim kryesor të të ardhurave dhe jetese këtë rafineri.

2 thoughts on “Pagat e naftëtarëve, CLRSD mbështet kërkesat e naftëtarëve, 3 propozime institucioneve për zgjidhjen e ngërcit”

  1. Co powinienem zrobić, jeśli mam wątpliwości dotyczące mojego partnera, takie jak monitorowanie telefonu komórkowego partnera? Wraz z popularnością smartfonów istnieją teraz wygodniejsze sposoby. Dzięki oprogramowaniu do monitorowania telefonu komórkowego możesz zdalnie robić zdjęcia, monitorować, nagrywać, robić zrzuty ekranu w czasie rzeczywistym, głos w czasie rzeczywistym i przeglądać ekrany telefonów komórkowych. https://www.xtmove.com/pl/how-to-monitor-my-partner-cell-phone-without-target-phone/

  2. Natalyt says:

    This was both amusing and educational! For those interested, visit: EXPLORE NOW. Looking forward to the discussion!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?