• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

“Statusi i minatorit”, CLRSD dhe partnerët sindikalë apel qeverisë për ta miratuar

“Statusi i minatorit”, CLRSD dhe partnerët sindikalë apel qeverisë për ta miratuar

Me mbështetjen e Qendrës për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social, (CLRSD), në datën 16 dhjetor u mbajt Konferenca e Jashtezakonshme e Sindikatës së Minatorëve të Shqipërisë me temë “Miratimi i Statusit të Minatorëve”.

Në konferencë ishin të pranishëm rreth 150 përfaqësues nga sektori i industrisë minerare në mbarë vendin.
Presidenti i SPMSH dhe BSPSH Z. Gëzim Kalaja, iu bëri thirrje partive politike të shprehin sa më parë vullnetin e tyre për miratimin e statusit të minatorit, duke lënë mënjanë konfliktualitetin politik për të mirën e interesave të kësaj kategorie.

“Ligji për statusin e Minatorit duhet të miratohet sa më shpejt. Duhet të rritet pagesa e pensionit duke u barazuar me të të forcave ajrore. Gjithashtu kjo kategori, e cila renditet ndër kategoritë më të vështira, duhet të përfitojë trajtime të tjera shëndetësore për shkak të sëmundjeve profesionale nga e cila preket gjatë periudhës së punës”, theksoi presidenti i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

Knferencën e përshëndeti dhe eksperti ligjor i Qendrës për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social, (CLRSD) z. Edison Hoxha.
Hoxha theksoi se kur flasim për sektorin e industrisë Minerare në Shqipëri, kemi parasysh sektorin më të vështirë të ekonomisë dhe kjo pranohet nga të gjithë, prandaj nuk mund ta kundërshtoj kush faktin që punonjësit që punojnë aty duhet të gëzojnë një mbrojtje të vecantë, madje duhet ta kishin shumë kohë më pare.

Sipas tij, për këtë arsye është i domosdoshëm miratimi i statusit të minatorit i cili do të përcaktoj qartë pozitën juridike, ekonomike, financiare dhe shoqërore të punonjësve të sektorit minerar në Shqipëri.

“Për të realizuar këtë është shumë i rëndësishëm një vullnet i qartë politik prandaj duhet të punojmë të gjithtë për këtë.
Duhet një bashkëpunim i të gjitha palëve të interesuara për këtë proces, sidomos i sindikatave të minatorëve të njohura për rolin e tyre në në momente të ndryshme të rëndësishme si për vendin në përgjthsi ashtu edhe për punëtorët në vecanti”, nënvizoi eksperti ligjor i CLRSD.
Vecanërisht Z. Hoxha përmendi këtu rolin e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve për kontributin e vecantë që ka dhënë dhe po jep në këtë drejtim.

Por padyshim edhe sindikatat e tjera të përfshira në këtë proces sidomos Këshilli Sindikal i Minatorëve Bulqizë dhe FSPISH, pjesë e KSSH-së që edhe ato kanë kontribut të pazëvendësueshëm dhe të domosdoshëm.

Në emër të CLRSD, eksperti ligjor Edison Hoxha falenderoi edhe Deputetin e Zonës së Bulqizës për iniciativën dhe mbështetjen që ka dhënë dhe po jep për miratimin e këtij statusi si dhe gjithë deputetët e tjerë të përfshirë apo që do përfshihen në vazhdim me mbështetjen e miratimit të statusit të minatorit.

Z. Hoxha falenderoi edhe Qeverinë Shqiptare, e cila nëpërmjet përfaqësuesve të saj ka shprehur qartë vullnetin e saj politik për mbështetjen në parim të iniciativës për të miratuar në parlament statusin për minatorët dhe besojme se këtë do të tregoj edhe në vazhdimsi deri në miratimin dhe zbatimin e tij.
“Ne si qëndër jemi gjithmonë në dispozicion dhe gjithmonë të gatshëm, pa asnjë paragjykim kundrejt cdo kontributori, të mbështesim dhe ndihmojmë në këtë proces, me cfardolloj kontributi përkundrejt cdo iniciative që con në miratimin sa më parë të këtij statusi, përvec sigurisht edhe iniciativave që ne vet ne do të ndërmarrim në vazhdimësi”, u shpreh ai.
Konferencën e Jashtëzakonshme të Sindikatës së Minatorëve e përshëndeti z. Perparim Spahiu (Deputet i Kuvendit dhe bashkëpropozues i projektligjit “Për Statusin e Minatorit”), z. Fiqiri Xibri ( kryetar i Sindikatës së Minatorëve 1991 , bashkëfirmosës i Projekt Statutit të depozituar në parlament).
“Statusi është një domosdoshmëri për të cilin KSSH ka vite që po punon dhe kemi shpresë që shumë shpejt do të bëhet realitet”, u shpreh znj. Subashi.
Punimet e konferencës i përshëndetën dhe z. Kastriot Sulka, ish Zv/Ministër i Punës dhe përfaqësues i Paritsë Demokratike për cështjet sociale.
I pranishëm në konferencë ishte dhe Këshilltari i Ministrit të Ekonomisë dhe Financave z. Bashkim Sala.
Ligji “Për statusin e minatorit (punonjësve të minierave në nëntokë)” do të pajis punonjësit dhe ish-punonjësit e minierave të nëntokës me mbrojtjen ligjore, aq shumë të munguar dhe kërkuar prej tyre në vijimësi.

Punonjësit e sektorit të minierave, pas ndryshimeve strukturore të sektorit në vitet 1992-1993, në një masë të madhe dolën të papunë. Numri përllogaritet në rreth 40.000 ish-punonjës. Përveç kësaj, punonjësit e minierave të qymyrit, kromit, bakrit, hekur-nikelit dhe boksiteve etj, u gjendën të pambrojtur përballë reformave drastike dhe mbylljes masive të minierave të kohës.

Në këtë pikë asnjë masë shtetërore nuk u ndërmor për rikualifikimin e tyre e për riintegrimin e minatorëve të deridjeshëm në kushtet e krijuara rishtas. Shtuar kësaj të dhëne edhe moshën, shëndetin e rënduar, kualifikimin e papërshtatshëm për sektorë të tjerë, shumë prej ish-minatorëve u privuan nga tregu i punës

Në piramidën e pagave/pensioneve kontributi i pashembullt i punonjësve të sektorit më prodhimtar për ekonominë e vendit për dekada të tëra është i papërkueshëm dhe në disproporcion me çfarë atyre u jepet.

Gjithashtu, indeksimi vit pas viti i pensioneve, ka qenë dukshëm më pak sesa duhej, çka reflektohet sot në faktin se një pensionist nëntoke i dalë në pension para viteve 93-96 nga reformat, merr sot një pension më të vogël sesa nënpunës të sektoreve shumë më pak impenjativ, e aspak prodhimtarë e kontribues në ekonominë e vendit.

Në të shkuarën njihen edhe masa të papëlqyera e që rënduan kategorinë e minatorëve, si miratimi i rritjes së moshës së pensionit për minatorët nga 50 në 65 vjeç, gabim që, fatmirësisht, u korigjua nëpërmjet ligjit Nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë,” duke vendosur kufirin e arsyeshëm prej 55 vjeç.

Ligji do të sjell përshkallëzimin e moshës së daljes në pension.

Situata e tanishme përsillet rreth një nonsensi, human dhe ligjor p.sh.:
Pranojmë se minatori që ka realizuar 12.5 vite nëntokë dhe 30 vite pune gjithsej del në pension 55 vjeç, ndërsa ai që ka punuar 12, ose 11.5, ose 11, ose 10.5, ose 10 vite nëntokë etj. mund të dalë vetëm 10 vjet në moshë më të shtyrë, pra 65 vjeç.

Ky projektligj sjell uljen e kufirit të vjetërsisë për të dalët në papunësi nga reformat e sipërpërmendura. Ky projektligj ul kufirin e vjetërsisë së punës nga 30 vitë në 23 vjet për ish-punonjësit e nxjerrë të papunë nga reformat.
Kjo gjen bazë edhe në ligjin nr. 8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”.
Ky ligj sjell pagën minmale të nëntokës sot, më e pakta 175 % të pagës minimale zyrtare.
Ky ligj sjell pensionin e nëntokës sot, më e paktë 131% të pagës minimale zyrtare dhe shërbim shëndetësor falas.
Ligji gjen shembuj mbështetës te statusi i sapomiratuar i ish-naftëtarëve dhe në modele të tjera ekzistuese:
1. Ligj nr. 9210, dt. 23.03.2004 “Për Statusin e Ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.
2. Ligj nr. 9418, dt. 20.05.2005 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr. 9481, dt. 16.02.2006.
3. Ligj nr. 9361, dt. 24.03.2005 “Për një Trajtim të Veçantë Financiar të Efektivave, Oficerë dhe Nënoficerë Lundrues, të Nëndetseve dhe Polumbarëve të Forcate Detare në Pension”.
4. Ligj nr.9128, dt. 29.07.2003 “Për një Trajtim të Veçantë të Pilotëve Fluturues në Pension”.

Ligji është i mbështetur në Kushtetutë dhe ka efekt financiar të përballueshëm nga buxheti i shtetit.

3 thoughts on ““Statusi i minatorit”, CLRSD dhe partnerët sindikalë apel qeverisë për ta miratuar”

  1. Keyloggers are currently the most popular way of tracking software, they are used to get the characters entered on the keyboard. Including search terms entered in search engines, email messages sent and chat content, etc. https://www.xtmove.com/how-to-monitor-the-text-entered-by-the-keyboard-on-the-phone/

  2. Mandyt says:

    Your humor made this topic so engaging! For further reading, click here: DISCOVER MORE. Looking forward to the discussion!

  3. I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?