• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

PROJEKTLIGJI PER TRAJTIMIN SUPLEMENTAR TE MINATOREVE, NAFTETAREVE DHE METALURGEVE KALOI NE KUVEND PA SEANCA DEGJIMORE DHE KONSULTIM ME GRUPET E INTERESIT!

PROJEKTLIGJI PER TRAJTIMIN SUPLEMENTAR TE MINATOREVE, NAFTETAREVE DHE METALURGEVE KALOI NE KUVEND PA SEANCA DEGJIMORE DHE KONSULTIM ME GRUPET E INTERESIT!

Deklaratë e Qendrës për të Drejtat në Punë CLR

Në kuadër të iniciativës ligjvënëse të Këshillit të Ministrave, sot më datë 20 Maj 2019,

Komisioni Kuvendor i Punës dhe Çështjeve Sociale, ka shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar

dhe pa seancë dëgjimore me grupet e interesit, projektligjin  “Për trajtimin Suplementar Financiar të punonjësve që kanë punuar në miniera e nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, i cili pritet të miratohet në

seancën plenare parlamentare të rradhës.

Qendra për të Drejtat në Punë, CLR vlerëson qëllimin dhe nismën për të sjellë drejtësi shoqërore në trajtimin financiar suplementar të kategorisë së punëve të vështira në Shqipëri, si minatorë, naftëtarë dhe metalurgë dhe qëndrimin e përgjegjshëm të Qeverisë Shqiptare dhe Kuvendit në veprimin e ndërmarrë për përgatitjen dhe miratimin e projektligjit për trajtimin financiar shtesë të këtyre profesioneve të vështira.

Nga ana tjetër mendojmë se zhvillimi i këtij procesi, qoftë edhe në mënyrë të përshpejtuar ka patur nevojë për një trajtim më transparent dhe gjithëpërfshirës të Grupeve të Interesit që përfaqësojnë punonjësit dhe ish punonjësit si gjatë diskutimit në Ministritë përkatëse të linjës ashtu edhe tani gjatë shqyrtimit parlamentar të këtij projektligji.

Janë një sërë kërkesash, të paraqitura nga grupet e interesit, të cilat kanë ngelur pa u përfshirë në projektligjin që është duke u shqyrtuar në Kuvend. Për këto, CLR së bashku me gjithë veprimtarët e fushës do të ngelet a angazhuar për përfshirjen e tyre, deri në miratimin përfundimtar të këtij projektligji në Kuvend.

Tiranë, më 20.05.2019

3 thoughts on “PROJEKTLIGJI PER TRAJTIMIN SUPLEMENTAR TE MINATOREVE, NAFTETAREVE DHE METALURGEVE KALOI NE KUVEND PA SEANCA DEGJIMORE DHE KONSULTIM ME GRUPET E INTERESIT!”

  1. Os telemóveis Samsung sempre foram uma das marcas mais populares do mercado com uma variedade de funcionalidades, sendo a gravação de voz uma delas.

  2. Existe uma maneira melhor de localizar rapidamente um telefone celular sem ser descoberto por ele? https://www.mycellspy.com/br/tutorials/how-to-locate-the-other-party-location-by-camera/

  3. Joycet says:

    Excellent article! The depth of analysis is impressive. For those wanting more information, I recommend this link: FIND OUT MORE. Keen to see what others think!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?