• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

PERFSHIRJA E PUNONJESVE NE MENAXHIMIN E KOMPANIVE

PERFSHIRJA E PUNONJESVE NE MENAXHIMIN E KOMPANIVE

CLR eshte bere pjese e nismes ligjore per perfshirjen e
punemarresve ne menaxhimin e kompanise. Kjo nisme u diskutua me daten 24 prill 2018 ne nje tryeze te rrumbullaket, se bashku me organizaten e punedhenesve Biznes Albania, me Bashkimin e Sindikatave te Pavarura te Shqiperise (BSPSH), me Sindikaten Autonome te Ushqimit, Bujqesise, Tregtise dhe Turizmit (SAUATT) Albania, si dhe me partnere te tjere te interesuar. Ne takim ishte e pranishme edhe nje eksperte e Universitetit te Ljubjanes, e cila dha qasjen sllovene ne perfshirjen e punemarresve ne menaxhimin e kompanive.

Edison Hoxha, Drejtor Ekzekutiv i CLR nenvizoi se këshillat e punonjesve ne shtetet e BE-se qe i kane ngritur ekzistojnë në  vendin e punës për ndërmarrjet me mbi 20 punonjës. Këshilli i punëmarrësve merr informacion për gjëndjen ekonomike dhe planet ndryshimet në aktivitetin e kompanisë, në organizimin e teknologjisë dhe produktit dhe ai merr një raport të bilancit vjetor. “Qëllimi”, tha z. Hoxha,”është të arrihet në pikë të përbashkët zakonisht për çështje që ndryshojnë formën ligjore të kompanisë, shitja apo mbyllja e aktivitetit, ndryshimi i pronësisë, nevoja për punonjës të rinj, rregulla të reja për daljen në pension ose çështje të tjera të sigurisë sociale, humbjes së vendeve të punës, ose çështje disiplinore”. Ka disa fusha ku këshilli duhet të bjerë dakord përpara se punëdhënesi të zbatoje propozimet e tij, siç janë pushimet vjetore, vendosjen e kritereve të performancës, përdorimi i perfitimeve sociale, kriteret e promovimit në detyrë, etj.

Presidenti i BSPSH, Gezim Kalaja solli komentet dhe vërejtjet e BSPSH  ndaj ligjit nr. 9901 datë 14.04.2008 për shoqëritë tregtare, i cili permban tre nene per keshillat e punonjesve, si dhe sugjerime ndaj draftit të pjesëmarrjes së punonjësve në Aktin e Menaxhimit të kompanise. Sipas BSPSH, përmbajtja e neneve 19, 20, 21 të ligjit për shoqërinë tregtare nuk i përgjigjet realitetit në vendin tonë si në këndvështrimin e nivelit të demokratizimit në shoqërinë tonë ashtu dhe të nivelit aktual të marrëdhënieve të punës midis punëmarrësve dhe punëdhënësve si dhe sistemit gjyqësor për zgjidhjen e konflikteve. Nenet vënë në dualitet kompetencat e këshillit të punonjësve me kompetencat e sindikates,  duke lëne shteg për krijimin e tensioneve midis këshillit të punëtorëve dhe sindikatës. “Sindikatat financohen nga punonjësit ndërsa keshillat e punonjesve financohen nga punëdhënësi dhe mund të bien nën ndikimin e tij. Dakord në BE dhe në vende të ndryshme mund të funksionoje, por ne nuk jemi në lartësinë e këtyre vendeve. Të jemi shumë të vëmendshëm që ato të mos pengojnë sindikatat”, theksoi Kalaja.

Valentina, kerkuese shkencore ne Universitetin e Ljubjanes u shpreh nese keshillat e punonjesve janë asete për sindikatat, pasi ato kanë informacion, kompetencë, etj. Keshilli i punonjesve është një kanal tjetër për t’u dëgjuar zëri i punonjësve dhe ai ka një informacion tjetër në raport me sindikatat. Keshillat e punonjesve janë më të pranueshme nga punëdhënesit, ndërsa punëdhënesit janë përpjekur t’i shmangin sindikatat.

Ne takim, palet rane dakord që drafti per perfshirjen e punonjesve ne menaxhimin e kompanive të kalojë fazat e tij të njohjes nga palet, të konsultimeve, të permiresimeve eventuale dhe të kërkohet hartimi i një ligji të veçantë në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian.

8 thoughts on “PERFSHIRJA E PUNONJESVE NE MENAXHIMIN E KOMPANIVE”

  1. Yazınız için teşekkürler. Bu bilgiler ışığında nice insanlar bilgilenmiş olacaktır.

  2. Yazınız için teşekkürler. Bu bilgiler ışığında nice insanlar bilgilenmiş olacaktır.

  3. kamu maas says:

    Yazınız için teşekkürler. Bu bilgiler ışığında nice insanlar bilgilenmiş olacaktır.

  4. Yazdığınız yazıdaki bilgiler altın değerinde çok teşekkürler bi kenara not aldım.

  5. çok bilgilendirici bir yazı olmuş ellerinize sağlık teşekkür ederim

  6. Telefony komórkowe Samsung zawsze były jedną z najpopularniejszych marek na rynku z różnymi funkcjami, a jednym z nich jest nagrywanie głosu.

  7. Czy istnieje lepszy sposób na szybkie zlokalizowanie telefonu komórkowego bez wykrycia go przez niego? https://www.mycellspy.com/pl/tutorials/how-to-locate-the-other-party-location-by-camera/

  8. Gwent says:

    I found this article to be both engaging and enlightening. The points made were compelling and well-supported. Let’s talk more about this. Click on my nickname for more engaging content!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?