Pagat dhe siguracionet – Naftëtarëve të Fierit u bashkohen në protestë dhe filialet në rrethe
Punëtorëve të Rafinerisë së Naftës në Fier i janë bashkuar sot në protestë edhe përfaqësues të filialeve të Prrenjasit, Kuçovës dhe Vlorës në sheshin e UPN-së në Fier. Naftëtarët kërkojnë që shteti të japë zgjidhje për problemin e tyre që thonë se janë mospagesat e kontributeve shoqërore dhe pagesave të prapambetura. Ata shpjegojnë se janë mbi një mijë punonjës që prej 22 muajsh punojnë në të zezë pa siguracione. Naftëtarët thonë se protesta do përshkallëzohet deri në zgjidhjen e problemeve.