• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

Paga mesatare, 49 mijë lekë – Instat: U rrit me 7% krahasuar me vitin 2016

Paga mesatare, 49 mijë lekë – Instat: U rrit me 7% krahasuar me vitin 2016

Paga mesatare mujore në ekonominë shqiptare arriti në afro 49 mijë lekë vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, paga mesatare u rrit me afërsisht 7% krahasuar me vitin 2016.

Rritja e pagës mesatare në ekonomi duket se mbështet përmirësimin e treguesve të tjerë të makroekonomikë. Vitin e kaluar ekonomia u rrit me rreth 3.8% dhe zgjerimi i prodhimit ka ndikuar pozitivisht edhe te tregu i punës.

Sidoqoftë, paga mesatare mujore bruto i referohet vetëm pagesave të formalizuara dhe është llogaritur me të dhënat e deklaruara nga ndërmarrjet ekonomike pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Duke qenë se llogaritë mbështeten në të dhëna administrative, nuk përjashtohet që rritja e pagës mesatare të përfshijë brenda edhe efektet e rritjes së formalizimit të pagave.

Shumë prej atyre që punonin në të zezë apo deklaronin paga minimale janë detyruar të bëjnë deklarime të plota, apo së paku më afër pagës reale. Kjo duket edhe nga rënia e peshës së të punësuarve me pagë minimale, që për vitin 2017 ra nën 30% të totalit.

Duhet pasur gjithashtu parasysh se në Shqipëri vetëm 44% e të punësuarve janë të punësuar me pagë. Pjesa më e madhe rezultojnë të vetëpunësuar apo si punëtorë pa pagesë në biznesin familjar.

Vitin e kaluar raporti mes të punësuarve dhe popullsisë në moshë pune ishte 57.4%, me një rritje modeste prej 1.5 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Shkalla e ulët e punësimit, përveçse me pamundësinë për të gjetur punë, lidhet edhe përqindjen e lartë të popullsisë jo aktive dhe pjesëmarrjen e ulët në tregun e punës, sidomos mes femrave.

Sipas Instat, vitin e kaluar shkalla mesatare e papunësisë ishte 13.7%, në rënie nga niveli 15.2% i vitit 2016. Papunësia ra sidomos mes të rinjve, duke zbritur në 25.9%, nga 28.9% që ishte një vit më parë.

SCAN

2 thoughts on “Paga mesatare, 49 mijë lekë – Instat: U rrit me 7% krahasuar me vitin 2016”

  1. La compatibilidad del software de rastreo móvil es muy buena y es compatible con casi todos los dispositivos Android e iOS. Después de instalar el software de rastreo en el teléfono de destino, puede ver el historial de llamadas del teléfono, mensajes de conversación, fotos, videos, rastrear la ubicación GPS del dispositivo, encender el micrófono del teléfono y registrar la ubicación circundante. https://www.xtmove.com/es/how-to-download-and-install-spy-app-on-android-phone-for-free/

  2. Sophiat says:

    This was both informative and hilarious! For further reading, check out: LEARN MORE. What do others think?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?