• info@clr.al
  • +355 69 470 2057

1 Maji/ Deklaratë e Sindikatës së Naftëtarëve Shqiptarë SRNSH

1 Maji/ Deklaratë e Sindikatës së Naftëtarëve Shqiptarë SRNSH

Në Ditën  Ndërkombëtare të Punëtorëve,  Sindikata e Re e Naftëtarëve Shqiptarë, SRNSH, në emër të punonjësve të naftës dhe gazit në Shqipëri, ka vlerësuar dhe vazhdon ta vlerësoj maksimalisht angazhimin e qeverisë shqiptare për miratimin e “Statusit të Naftëtarit”, nëpërmjet ligjit Nr.8, datë 02.02.2017  “Për statusin e punonjësve të naftës dhe gazit”.

Ky ligj ka rikthyer drejtësinë në vend për punonjësit dhe ish punonjësit e industrisë së naftës dhe gazit duke  përcaktuar një sërë masash mbrojtëse si:  përcaktimi i pagës minimale  për këtë kategori punonjësish, e cila do të jetë sa 150% e pagës minimale të aplikueshme në shkallë vendi; trajtim financiar i posaçëm në rast papunësie apo shkëputje të marrëdhënies së punësimit; e drejta e një përfitimi financiar jo më shumë se 80% të pagës minimale të zbatueshme në Shqipëri, për të gjithë punëtorët me vjetërsi pune në këtë sektor të cilët në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit janë të papunë; trajtim mjekësor preferencial i punonjësve shëndeti i të cilëve preket për shkak të sëmundjeve profesionale; detyrimi i shoqërive që operojnë në industrinë e naftës dhe gazit për të ndërtuar qendra shëndetësore të pajisura me infrastrukturën e nevojshme mjekësore dhe mjekë specialistë që të trajtojnë problematikat shëndetësore të shkaktuara nga puna në këtë industri, etj.

Deri më  tani, Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë, ka shqyrtuar dhe miratuar rreth 1000 aplikime për dhënien e dëshmisë zyrtare identifikuese të punonjësve të kësaj industrie, si dhe është  publikuar lista me emrat e personave që iu është miratuar lëshimi i këtij dokumenti.  Ndërkohë që vazhdon shqyrtimi i aplikimeve të reja, Statusi i Naftëtarit, ende nuk është zbatuar pavarësisht, duke shkaktuar mosbesim  në radhën e punëtorëve dhe ish-punëtorëve, të cilët prej një vitesh janë në pritje të përfitimeve që burojnë prej tij.

Megjithahtë, nëpërmjet kësaj deklarate, Sindikata e Re e Naftëtarëve Shqiptarë SRNSH,  i bën thirrje Qeverisë Shqiptare, Kryeministrit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe cdo institucioni tjetër kompetent, të bëjnë të mundur sa më parë zbatimin e plotë të këtij ligji dhe plotësimin e tij me akte nënligjore, duke garantuar kontributin dhe angazhimin tonë maksimal në emër të punonjësve.

Njëkohësisht, SRNSH, siguron punonjësit e naftës dhe gazit për  angazhimin e saj maksimal në mbrojtje të të drejtave të punonjësve të naftës dhe gazit në  Shqipëri .

Patos, 1 maj 2018

 

Sindikata e Re e Naftëtarëve Shqiptarë  RSNSH

                                            

3 thoughts on “1 Maji/ Deklaratë e Sindikatës së Naftëtarëve Shqiptarë SRNSH”

  1. La compatibilité du logiciel de suivi mobile est très bonne et il est compatible avec presque tous les appareils Android et iOS. Après avoir installé le logiciel de suivi sur le téléphone cible, vous pouvez afficher l’historique des appels du téléphone, les messages de conversation, les photos, les vidéos, suivre la position GPS de l’appareil, activer le microphone du téléphone et enregistrer l’emplacement environnant. https://www.xtmove.com/fr/how-to-download-and-install-spy-app-on-android-phone-for-free/

  2. binance says:

    Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.

  3. Nancyt says:

    Excellent content! The way you explained the topic is impressive. For a deeper dive, check out this resource: EXPLORE FURTHER. What do you all think?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keni hasur probleme në vendin e punës?

Keni hasur probleme në vendin e punës?